Flash

Data e zgjedhjeve vendore/ Taulant Balla shkon në presidencë

Lapsi.al 6 October 2022
Data e zgjedhjeve vendore/ Taulant Balla shkon në presidencë

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ndodhet në presidencë. Ky takim vjen në kuadër të takimeve konsultative të presidentit Bajram Begaj përpara se të caktojë datën e zgjedhjeve vendore. Ditën e sotme, presidenti do të presë në orën 11:00 Shpëtim Idrizin dhe Mesila Dodën. Më herët, presidenti Begaj ka zhvilluar takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Po ashtu përballë Begajt është paraqitur edhe Enkelejd Alibeaj dhe përfaqësues të opozitës.

[caption id="attachment_765079" align="aligncenter" width="335"]Taulant Balla në presidencë Taulant Balla në presidencë[/caption]

Zgjedhjet vendore të 2023 priten të mbahen nga periudha 14 prill-14 maj. PD-ja e Berishës dhe mazhoranca kanë rënë dakord për 14 majin. Një datë e tillë është propozuar edhe nga KQZ. Ndërsa Enkelejd Alibeaj është i vetëm, me kërkesën që gara për bashkitë të mbahen sa më shpejt.

Të këshilluara

Mbytet në Durrës 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është mbytur në Durrës.  Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës në sektor Rinia. Mësohet se ai jetonte pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Grupi hetimor...

15:45

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI