Flash

Berisha ftesë për grupin e Alibeajt: Çdo deputet mund të kandidojë në zgjedhjet lokale

Lapsi.al 6 October 2022
Berisha ftesë për grupin e Alibeajt: Çdo deputet mund të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka lënë derën të hapur për deputetët e grupit të Enkelejd Alibeajt.

Në një prononcim për mediat para selisë së Kuvendit, Berisha tha se çdo deputet është i ftuar të kandidojë në zgjedhje.

“Çdo deputet është i ftuar të kandidojë po të dojë dhe të inkurajojë të tjerë po të dojë. Kryesia përveç rasteve më të jashtëzakonshme, nuk do bëjë të themi, përzgjedhje eliminuese, por do jenë primaret. Ne kemi premtuar ndryshimin, pra po sjellim ndryshimin, nuk do e përcaktojë kryetari kandidatin. Çdo deputet që dëshiron të kandidojë është i ftuar të kandidojë”, tha Berisha.

Ai shtoi se janë bërë takime me grupin e Alibeajt dhe u tregua i hapur për çdo marrëveshje

“Janë bërë takime (me grupin e Alibeajt). Dhe do bëhen takime. Zoti Paloka po merret intensivisht me këtë, por jo vetëm. Janë të haoura të gjitha dyert e komunikimit. Kjo ftesa ime publike është rasti i fundit. Nëse duan nëpërmejt mirëkuptimit dhe marrëveshjes ne jemi gati”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI