Flash

Berisha: Dënoj përpjekjen e Ramës për të ndërsyer studentët kundër pedagogëve

Lapsi.al 6 October 2022
Berisha: Dënoj përpjekjen e Ramës për të ndërsyer

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot në parlament mbështetjen për pedagogët. Ai tha se kanë nisur një proces proteste të fuqishme për shkak të keqtrajtimit, nënçmimit që i bëhet atyre me qëllimin e vetëm, shkatërrimin e arsimit të lartë në Shqipëri.

Berisha theksoi më tej se dënon me forcë përpjekjen e Edi Ramës për të ndërsyer studentët kundër pedagogëve të tyre dhe për t’u tallur me botën akademike universitare shqiptare.

Ai kërkoi plotësimin e kërkesave të pedagogëve, për të shkuar në nivelin e pagave që ka sot Kosova.

 

 

“Së pari dua të falënderoj me mirënjohje qeverinë japoneze për dhuratën bujare që bën në fushën e kulturës shqiptare dhe uroj e dëshiroj që kjo dhuratë e çmuar të mos pësojë fatin e ndihmës prej 120 mln dollarë të cilën qeveria japoneze e akordoi për Shqipërinë për përpunimin e ujërave të zeza dhe përfundoi në gropat e zeza të Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

Nga kjo platformë dua të shpreh mbështetjen time të fortë për studentët, pedagogët dhe punonjësit e universiteteve të cilët kanë nisur një proces proteste të fuqishme për shkak të keqtrajtimit, nënçmimit që i bëhet atyre me qëllimin e vetëm, shkatërrimin e arsimit të lartë në Shqipëri. Dënoj këtu me forcën më të madhe përpjekjen e Ramës për të ndërsyer studentët kundër pedagogëve të tyre. Dënoj përpjekjen e Ramës për t’u tallur me botën akademike universitare shqiptare. Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin që mban ndaj kërkimit shkencor. Asfiksi që i ka krijuar kësaj fushe jetike për arsimin, për shkencat në Shqipëri. Dënoj mungesën e ndjeshmërisë totale ndaj studentëve. Kërkoj plotësimin e kërkesave të tyre.

Çdo student të subvencionohet, asnjë qindarkë më pak për krizën se në Kosovë. 100 euro, çdo pedagogu duhet t’iu rritet rroga të paktën sa është në Kosovë. Pse në Kosovë pedagogu të marrë 1500 euro, në Shqipëri 800-900 euro. Pse Kosova qenka më e pasur se ne? Kërkoj që punonjësit e tjerë të universitetit të kenë trajtimin identik me punonjësit e tjerë në Kosovë. Kërkoj 10-fishimin e fondeve për buxhetin për shkencë. Çdokush që mund ta dëgjojë, mund të çuditet si ka mundësi që kërkon 10-fishimin, sepse është 10 herë më i vogël fondit se në Kosovë. E ka fshirë tërësisht kërkimin shkencor nga axhenda”, deklaroi Berisha.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI