Flash

Balla pas takimit me Begaj-n: Ne jemi gati të fitojmë zgjedhjet lokale

Lapsi.al 6 October 2022
Balla pas takimit me Begaj-n: Ne jemi gati të fitojmë zgjedhjet lokale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dalë nga vizita që ka mbajtur presidencë me Bajram Begaj-n. Ai ka thënë se me presidentin ka folur lidhur me datën e zgjedhjeve lokale. Balla deklaroi se PS nuk kishte dhënë një datë konkrete për zgjedhjet. Megjithatë ai shtoi se Partia Socialiste është e gatshme t'i fitojë ato kurdo që të mbahen.

I pyetur mbi takimin e Bylykbashit me Begaj-n, Balla tha se kryetarë të grupeve parlamentare të opozitës ishin Alibeaj, Dode dhe Mediu. Por kreu i grupit parlamentar të PS-së shtoi se çdo deputet kishte të drejtë të takohej me presidentin.

Balla:

Folëm për shumë çështje që përfshijnë kompetencat e presidentit të republikës. Mendoj se të gjitha palët politike duhet të respektojnë kompetencat e presidentit për datën e zhvillimit të zgjedhjeve. Një gjë është e siguritë, zgjedhjet mund të zhvillohen brenda afatit 15 prill-15 maj. Ne nuk kemi qenë të prerë për një sugjerim tonin për këtë datë. Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në zgjedhje dhe natyrisht edhe t’i fitojë ato.

Unë nuk di kë ka pritur zoti Begaj se nuk mbaj regjistrin e cilit hyn dhe cilit del nga presidenca. Unë di që të gjitha autoritetet në këtë vend respektojnë ligjin dhe vendimet e gjykatës. Në këtë këndvështrim unë mendoj se në kuvendin e Shqipërisë, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, janë Mediu, Alibeaj dhe Doda. Tradita përfshin konsultimin me kryetarët e grupeve parlamentare.

Pastaj nëse deputetë të caktuar kërkojnë takime me presidentin e republikës, për këtë pyetni vetë presidentin. Nuk jam punonjës i protokollit të presidencës. Për mua e rëndësishme është që presidenti i Republikës e ka kthyer presidencën në normalitet. PS do marrë pjesë në zgjedhjet vendore të vitit 2023 dhe jam i sigurtë për një rezultat të shkëlqyer të PS-së.

Të këshilluara

Mbytet në Durrës 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është mbytur në Durrës.  Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës në sektor Rinia. Mësohet se ai jetonte pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Grupi hetimor...

15:45

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI