Flash

Artan Hoxha nxjerr videon e Manecit me Avdylin: Flitet për një gjobë 500 mijë euro

Lapsi.al 6 October 2022
Artan Hoxha nxjerr videon e Manecit me Avdylin: Flitet për një

Gazetari Artan Hoxha ka risjellë një video që tregon Arben Mërkurin (Maneci) që sot është i vrarë, krah Astrit Avdylaj, një person që ka dalë dhe në dosjen 339 për blerje votash për Partinë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2017.

Hoxha tha se në pamjet që ka publikuar Mërkuri dhe Avdyli kanë ardhur të takojnë nënën e një djali që i është vendosur 500 mijë euro gjobë, të cilën s’e ka paguar. Hoxha thotë se këto pjesë të ngjarjes kanë dalë dhe në përgjimet e dosjes 339, por që bisedat janë prerë. Ai tha se nëse kjo ngjarje që ka arritur edhe në duart e policisë do të ishte hetuar, sot Mërkuri do të ishte gjallë.

“Ky këtu është Arben Mërkuri (Maneci). Ky këtu është Astrit Avdylaj. Kjo ngjarje këtu është para se të bëheshin arrestmet e dosjes 339. Në këtë ngjarje ka pasur një denoncim. Këtu shihet një grua, ajo ka një djalë, djalit të saj i kanë vënë një gjobë 500 mijë euro. Ai ka paguar vetëm 240 mijë dhe pjesën tjetër s’e ka dhënë akoma.

Po e them që të hetohet. Gjoba nuk i është vënë nga këta persona që duken në video. Këta hanë hyrë ndërmjetës, kanë ardhur tek nëna e tij sepse djali vetë ka ikur. Më pas erdhën arrestimet, aty ka pasur përgjime që tregonin edhe për blerjen e anti-tankeve. Por, këto përgjime janë grisur. Dhe kanë lidhje me ngjarjet e ndodhura njëra pas tjetrës sepse situata ka vazhduar deri sot” - tha Hoxha. ©LAPSI.al

https://www.cdnimpuls.com/video/633f2cc26342e.mp4

Të këshilluara

Sherr në Vlorë, 3 të plagosur (Emrat)

Tre persona janë plagosur këtë mbrëmje në Vlorë, si pasojë e një sherri. Personat janë konfliktuar në një berberanë në lagjen 28 Nëntori. Konflikti ka agr...

21:17

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI