Flash

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Lapsi.al 5 October 2022
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Paraditja do të sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët në të gjithë vendin tonë. Por pas mesdite parashikohet të ketë kalime të pakta të vranësirave në zonat Veriore. Ndërsa Ultësira Perëndimore parashikohet të mbetet në dominimin e kthjellimeve edhe pas mesdite.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 27°C.

Kosova

Vijonë kushtet e qëndrueshme atmosferike të jenë dominuese në të gjithë territorin e Kosovës, duke sjellë gjatë orëve të para të ditës mbizotërim të kthjellimeve. Ndërsa pasditja sjell kalime të pakta të vranësirave në zonat Qendrore dhe Veriore.

Maqedonia e Veriut

Prej disa ditësh territori i Maqedonisë së Veriut do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të mbizotërojnë përgjatë gjithë 24 orëshit. Parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa kalime vranësirash pritet të ketë në zonat Veriore dhe veriperëndimore. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në Europën Jugore dhe Qendrore. Ndërsa Veriu dhe Lindja e kontinentit mbeten nën ndikimin e motit të vranët dhe reshjeve të shiut.

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI