Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Mediat/ Pse e shqetëson bashkinë mjeku Ilir Alimehmeti

Lapsi.al 5 October 2022
Mediat/ Pse e shqetëson bashkinë mjeku Ilir Alimehmeti

Sot në mediat pranë qeverisë është fiksuar një rekord i denjë për Gines. Ka mjaftuar dalja për të mbajtur fjalim e mjekut dhe pedagogut Ilir Alimehmeti, në grevën e profesorëve të universiteteve, që në gjithë portalet që kanë marëdhënie të mira me bashkinë të "prodhohet" një lajm me tekst të njëjtë, titull të njëjtë, madje madje dhe fiks me të njëjtën foto.

Teksti i lajmit që nuk ka dyshim se është shkruar nga një dorë që i ka vendosur edhe titullin po njësoj është ky:

"Kandidati i shumëpërfolur i PD për Bashkinë e Tiranës, mjeku Ilir Alimehmeti ka nisur fushatën elektorale me një dalje sot në protestën e pedagogëve. Alimehmeti u shfaq në krye të saj me një fjalim politik, pasi në vend të kërkesave për pagat e pedagogëve, mesazhi i tij u përqendrua tek Tirana, çka përforcon idenë se kjo është një nisje jozyrtare e fushatës si kandidat i PD.

Ndërkaq, mediat pranë opozitës po i japin hapësirë mediatike Ilir Alimehmetit. Jo më larg se dy ditë më parë, televizioni Syri Tv i kushtoi një emision të tërë Alimehmetit. Ai u zgjodh me procedurë të përshpejtuar anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Por nuk dihet ende nëse Sali Berisha e ka diskutuar emrin e Alimehmetit edhe me Ilir Metën, apo është një vendim i njëanshëm i tij".

Ashtu sikurse mund të merret mend lehtë, si dhe duke u nisur nga fakti se kush ka akses në gazetat pro qeveritare, kuptohet se lajmi mund të jetë prodhuar nga zyra e pafundme e shtypit të Bashkisë të Tiranës.

Dhe këtë radhë, problemi nuk është tek mungesa ulëritëse e profesionalizmit të mediave tona që ndoshta i kanë "shitur" edhe paswordet Lalit, për ti futur direkt on line lajmet që i duhen, por tek meraku i bashkisë për tu marrë me ç'do kandidat të mundshëm që mund të rrezikojë milionat e Erion Veliajt.  

Natyrisht që kjo fushatë do të jetë e pabarabartë, e ashpër dhe e egër. As Edi Rama as Erion Veliaj nuk kanë ndërmend ta lëshojnë tokën pjellore për gratacielat e parave të drogës. Por shenjat janë se këtë do ta bëjnë pa finesë, brutalisht, madje me arrogancën e atij që do të tregojë se kontrollon dhe pushtetet e tjera. Njësoj si lajmi me të njjtin tekst, të njëjtin titull dhe të njëjtën foto, për një dalje të thjeshtë në publik, të një mjeku që ende nuk dihet as nëse do të jetë kandidat për të kandiduar. 

©Lapsi.al 

 

Të këshilluara

Çmimi i energjisë/ Arsyet pse u zbyth Rama

Edi Rama ka treguar edhe njëherë se e ka më lehtë të rrënojë buxhetin e shtetit sesa të rrezikojë karrigen. Ai është tërhequr sot nga vendimi për të rritur çmim...

13:53

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI