Flash

Mbante armë zjarri, arrestohet 25-vjeçari në Gjirokastër

Lapsi.al 5 October 2022
Mbante armë zjarri, arrestohet 25-vjeçari në Gjirokastër

Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër. Ai u vu në pranga pasi mbante armë zjarri në një ambient që kishte në përdorim.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një ambient që ai kishte në përdorim. Aty u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit A. Ll. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Gjirokastër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sopoti”. Mbante armë zjarri, në ambientin që kishte në përdorim, vihet në pranga 25-vjeçari. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit automatik.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore se një shtetas mbante armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Sopoti”, si rezultat i të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ll., 25 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një ambient që ai kishte në përdorim, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit A. Ll. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Të këshilluara

Shkrumbohet një makinë në Sarandë

Një makinë është djegur në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen nr.1 të qytetit. Mësohet se tip “Benz” e djegur ishte në pronësi të shte...

09:00

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Paraditja do të sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët në të gjithë vendin tonë. Por pas mesdite parashikohet të ketë kalime të pakta të...

07:16

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI