Flash

"Macja e zezë" nuk është më, heroin 94 vjeçar të Leipzig e rrëzoi mosha: "Shembull frymëzimi për breza të tëra"

Lapsi.al 5 October 2022
"Macja e zezë" nuk është më, heroin 94

Ndër breza, Shqipëria ka nxjerrë portierë të mëdhenj, por askush si ai nuk është mbajtur mend nga tifozët. E tani, "Macja e zezë" Sulejman Maliqati nuk është më. Ikona e portës shqiptare, është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare, si pasojë e një rrëzimi, dëmtimeve të të cilit heroi i Leipzig nuk i mbijetoi dot.

Armand Duka, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka reaguar me trishtim për humbjen e një shembulli frymëzimi. Maliqati, më herët është nderuar me titujt, “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, “Nderi i Kombit”, ndërsa ka qenë një futbollist i jashtëzakonshëm dhe një trajner virtuoz. "Ish-portieri i famshëm i Kombëtares në vitet 1950-1964, Maliqati ishte një ikonë e padiskutueshme dhe një shembull frymëzimi për gjenerata të tërë sportistësh", ka vlerësuar numri 1 i Federatës

DEDIKIMI I DUKËS

Futbolli shqiptar humbi sot një nga legjendat më të mëdha të historisë së tij. I madhi Sulejman Maliqati është ndarë sot nga jeta në moshën 94-vjeçare. Duke lënë pas një trashëgimi të pasur e të çmuar për të gjithë futbolldashësit. Ish-portieri i famshëm i Kombëtares në vitet 1950-1964, Maliqati ishte një ikonë e padiskutueshme. E një shembull frymëzimi për gjenerata të tërë sportistësh.

Përveçse i dekoruar me titujt më të lartë shtetëror dhe me shumë trofe të fituar në fushë, Maliqati ka qenë edhe njeri i shkëlqyer. Ai ishte një mik i mirë dhe një personalitet i rrallë e me shumë vlera në jetën shoqërore. Kishte kontribute të mëdha veçanërisht në botën e futbollit.

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve e miqve të tij. Emri i tij ka zënë vend tashmë në panteonin e më të mëdhenjve të historisë së futbollit shqiptar.

U prehsh në paqe Sul Maliqati!

Sipas asaj që bëhet e ditur, shkaku i vdekjes së portierit legjendar është një rrëzim, si pasojë e të cilit pati dëmtime të rënda. Me gjithë përkujdesjen e mjekëve, ai nuk mundi ti përballonte dëmtimet dhe nuk i mbijetoi dot. Maliqati njihet nga të gjithë me pseudonimin “Macja e Zeze” e heroi i Leipzig: portieri ishte siguria e kuadratit të Partizanit dhe të kombëtares shqiptare në periudhën 1950-1964.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI