Flash

Fushë Krujë/ 41-vjeçari kapet me lëndë narkotike

Lapsi.al 5 October 2022
Fushë Krujë/ 41-vjeçari kapet me lëndë narkotike

Policia e Fushë Krujës ka arrestuar një 41-vjeçar gjatë ditës së djeshme. Eldgan Martini u kap me 20 kilogram lëndë narkotike në makinë dhe tashmë do të akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

41-vjeçari u arrestua pas një pune të gjatë të policisë për ndjekjen dhe vëzhgimin e aktivitetit të tij në zonë.

"Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë finalizuar operacioni e koduar “Home”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:

-E. M., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 41-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 20 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, si dhe një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje", shkruan policia.

Të këshilluara

Shkrumbohet një makinë në Sarandë

Një makinë është djegur në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen nr.1 të qytetit. Mësohet se tip “Benz” e djegur ishte në pronësi të shte...

09:00

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Paraditja do të sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët në të gjithë vendin tonë. Por pas mesdite parashikohet të ketë kalime të pakta të...

07:16

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI