Flash

U shkarkua nga vettingu, Prokurori i Tiranës Besnik Cani fiton gjyqin në Strasburg

Lapsi.al 4 October 2022
U shkarkua nga vettingu, Prokurori i Tiranës Besnik Cani fiton gjyqin

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut e ka konsideruar vendim të padrejtë shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Besnik Cani. Sipas GJEDNJ-së, në vendimin për gjyqtarin ka patur shkelje të Konventës. Gjykata Europiane shton se prokurorit i është cenuar e drejta për një proces të rregullt ligjor.

"Ankuesi (Besnik Cani) argumentoi se një nga gjyqtarët e ulur në bankë, shtetasi L.D., kishte qenë i emëruar në kundërshtim me kërkesat statutore të përshtatshmërisë, pasi ai kishte qenë më parë i shkakruar si gjyqtar i gjykatës së rrethit. Gjykata vuri në dukje se procedurat e vettingut kishin patur pasoja të rënda për z. Cani pasi ai u shkarkua menjëherë dhe u ndalua përjetë për t'u rikthyer në një post prokurorial ose gjyqësor.

Ajo vlerësoi se forma më e përshtatshme e dëmshpërblimit për shkeljen e të drejtës së kërkuesit do të ishte rihapja e këtyre procedurave dhe rishqyrtimi i çështjes në përputhje me kërkesat e nenit 6/1 të Konventës," shkruhet ne vendimin e Gjykates.

Cani është prokurori i parë në Shqipëri që fiton gjyqin në Strasburg përballë vettingut.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Dominojnë kthjellimet

Shqipëria do të mbetet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë dominante por pritet që orët e pasdites të sjellin ka...

07:17

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI