Flash

Hetimi me 172 faqe tronditet SHBA -në: "Abuzime seks*ale sistematike" në futbollin e femrave

Lapsi.al 4 October 2022
Hetimi me 172 faqe tronditet SHBA -në: "Abuzime seks*ale

Një praktikë "sistematike" e agresioneve sek*uale dhe abuzimeve të tjera ndaj lojtareve të ndryshme, ka helmuar futbollin e femrave në SHBA. Disa nga vajzat e abuzuar kanë qenë edhe pjesë e ekipit kombëtar. Kjo është ajo që denoncon një hetim i pavarur i udhëhequr nga ish-Prokurorja e Përgjithshme e SHBA, Sally Yates. Hetimi flet për "komente me sfond intim, tentativa, kontakte të padëshiruara dhe marrëdhënie intime të detyruara". E gjitha kjo brenda Ligës së Amerikës së Veriut (NWSL) dhe në ambiente të dedikuara për lojtaret e reja.

Sjellje "të bëra sistematike, duke përfshirë shumë ekipe, trajnerë dhe viktima," shkroi Yates në raport. Aty evidentohet se "këto abuzime brenda NWSL në të vërtetë janë të rrënjosura në një kulturë të futbollit të grave, më të thellë". Reagimi i parë i NWSL ishte angazhimi për të kryer reforma "sistematike". Presidentja e Federatës (USSF) Cindy Parlow Cone i quajti gjetjet e hetimit "zemërthyese dhe thellësisht shqetësuese". Ajo siguroi se është "plotësisht e përkushtuar për të bërë gjithçka që të gjithë lojtaret të kenë një vend të respektueshëm për të mësuar dhe konkurruar”.

HETIMI

Hetimi nisi një vit më parë, pas akuzave për sulm seksual të dy lojtareve kundër trajnerit anglez, Paul Riley. Ai u shkarkua më vonë nga North Carolina Courage. Ashtu si Richie Burke, i cili drejtonte Washington Spirit. Ai u hetua për abuzim verbal dhe ngacmim moral. Raporti prej 172 faqesh përfshinte intervista me mbi 200 lojtarë të NWSL. Aty përfshihen detaje mbi abuzimin, manipulimin, bullizmin dhe hakmarrjen e trajnerëve.

Në kohën e "çështjes Paul Riley", dy nga yjet e "Team USA", Megan Rapinoe dhe Alex Morgan - kampione olimpike në 2012 dhe kampione bote në 2015 dhe 2019 - denoncuan inercinë e organeve drejtuese të futbollit amerikan të femrave. Hetimi i mbështet lojtaret, duke arritur në përfundimin se zyrtarët e klubeve, ligës dhe federatës “nuk kanë reaguar siç duhet në disa raste ndaj ankesave të lojtareve, në mbështetje të provave”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI