Flash

Brunati, gazetarja afër çështjeve të Messi, zbulon të ardhmen: "Në 1 korrik do të kthehet te Barcelona"

Lapsi.al 4 October 2022
Brunati, gazetarja afër çështjeve të Messi, zbulon të

Diçka duhet të dinte Xavi, që para ndeshjes së Champions kundër Interit i hapi dyert rikthimit të Lionel Messi në Barcelonë. Detajet e reja tani vijnë nga Argjentina dhe janë edhe precize nga Veronica Brunati: “Më 1 korrik 2023 Messi do të jetë lojtar i Barcelonës”, ka shkruar në Twitter Brunati, një gazetare e Telemundos shumë e afërt me çështjet e Pleshtit. Kështu, në shtëpi janë të sigurt se kur t'i skadojë kontrata me PSG-në, Leo do të kthehet në klubin që e rriti dhe e bëri të madh. Edhe pse realiteti mund të jetë pak më i ndërlikuar se e konsideron Brunati.

Në fakt, Messi ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij. E sipas të gjitha gjasave nuk do ta bëjë para përfundimit të Botërorit. E sigurt është se rikthimi i tij po diskutohet në Barcelonë, pas mungesës së rinovimit në verën 2021. Zëvendëspresidenti i klubit, Eduard Romeu, kishte deklaruar hapjen ditët e fundit. Ai tha se për të vënë nën kontratë argjentinasin me parametër zero, tashmë do të ishte e mundshme financiarisht. Kjo, pas shkurtimeve të mëdha të pagave të bëra në dy sezonet e fundit.

Nuk duhen anashkaluar planet e Paris Saint Germain, që dëshiron të zgjasë dyvjecaren e nënshkruar verën e kaluar. Pas një sezoni të parë me ulje-ngritje, me 15 asist e 11 gola mes Champions dhe Ligue 1, kampioni argjentinas është rikthyer. Janë tashmë 7 gola dhe 8 asiste në 12 ndeshjet e para zyrtare. Kjo është arsyeja pse Al-Khelaifi nuk ka as më të voglin qëllim që ta lërë të largohet lehtë. Ndonëse, si gjithmonë në këto raste, ndryshimi do të bëhet kryesisht nga vullneti i lojtarit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI