Flash

Aneksimet e Putin/ Ukraina nis rikuperimin në Kherson

Lapsi.al 4 October 2022
Aneksimet e Putin/ Ukraina nis rikuperimin në Kherson

Trupat ukrainase kanë rimarrë më shumë territor në rajonet e aneksuara ilegalisht nga Rusia, me forcat e Kievit që përparojnë pranë qytetit jugor të Khersonit dhe konsolidojnë fitimet në lindje.

Kherson nuk është drejtimi i vetëm i forcave ukrainase. Në lindje, forcat e Kievit u futën në rajonin e Luhanskut të kontrolluar nga Rusia.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se “ka vendbanime të reja të çliruara në disa rajone”.

Duke folur gjatë fjalimit të tij të natës, Presidenti Zelensky tha se “luftimet e ashpra vazhdojnë në shumë zona”, por ai nuk dha detaje. Përparimi i kundërsulmeve të Ukrainës është ruajtur nga afër dhe mediat janë mbajtur kryesisht larg vijave të frontit.

Por në jug, Vladimir Saldo, udhëheqësi i instaluar nga Rusia në rajonin Kherson, pranoi se forcat ukrainase kishin depërtuar pranë Dudchany, një qytet në lumin Dnipro rreth 30 km në jug të vijës së mëparshme të frontit. Lumi quhet Dnieper nga rusët.

“Ka vendbanime që janë të pushtuara nga forcat ukrainase,” tha Saldo. Disa raporte ruse thonë se ukrainasit kanë marrë tani Dudchany.

Një zëdhënës i ministrisë ruse të mbrojtjes, Igor Konashenkov, tha se tanket ukrainase “numerikisht superiore” kishin “ngrënë një pykë të thellë” në jug të Zolota Balka, një fshat që shënonte vijën e mëparshme të frontit në Dnipro. Ai pretendoi se rusët kishin vrarë rreth 130 trupa ukrainase në ato luftime.

Sipas Saldos, dy batalione ukrainase u përpoqën të arrinin në hidrocentralin Kakhovka, rreth 70 km në lindje të Khersonit. Termocentrali është në qytetin port të Nova Kakhovka.

Përparimi ukrainas po synon linjat e furnizimit për më shumë se 25,000 trupa ruse në bregun perëndimor të Dnipro. Kështu raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI