Flash

Abuzoi me vajzën shqiptare, dënohet 9 vjet burg Robinho: kërkohet ekstradimi i tij nga Brazili

Lapsi.al 4 October 2022
Abuzoi me vajzën shqiptare, dënohet 9 vjet burg Robinho: kërkohet

Ministria italiane e Drejtësisë, raporton ANSA, i ka përcjellë Brazilit kërkesën për ekstradim të ish-sulmuesit të Milanit, Robinho. Braziliani u dënua përfundimisht më 19 janar, së bashku me një tjetër, me 9 vjet burgim për dhunë në grup. Viktimë ishte një 23-vjeçare shqiptare, e cila u keqtrajtua në një klub në Milano natën e 22 janarit 2013. Për kërkesën për ekstradimin e ish-playmakerit të kuqezinjve në Itali, u informua edhe zyra e ekzekutimit të prokurorisë milaneze. Muajt e fundit ata kishin nxjerrë një mandat arresti ndërkombëtar, me kërkesë ekstradimi, për ish-futbollistin.

Në shkurt, prokuroria i kishte përcjellë Ministrisë kërkesën për ekstradim dhe urdhrin e arrestit ndërkombëtar për ish-sulmuesin Robinho. Bashkë me të edhe për mikun e tij Ricardo Falco, të dy në Brazil. Muajt e fundit ka pasur kontakte mes autoriteteve italiane dhe braziliane, të cilat kanë treguar zyrtarisht se ku ndodhet ish-lojtari i Milanit. Për rrjedhojë Italia ka dërguar me kërkesë dokumentet e urdhër-arrestit për të ekstraduar Robson de Souza Santos dhe mikun e tij. Lojtari tani 38 vjeçar ka luajtur katër sezone me kuqezinjtë midis 2010 dhe 2014.

Lexo më tej: Përfituan nga shqiptarja me radhë në garderobën e lokalit: mandat arresti ndërkombëtar për Robinhon

Ka shumë mundësi që të dy të mos dorëzohen sepse Kushtetuta braziliane nuk lejon ekstradimin e qytetarëve të saj. Tani, megjithatë, do t'i mbetet autoriteteve braziliane t'i përgjigjen kërkesës italiane. Gjykata e Lartë kishte bërë përfundimtare 9 vitet e vendosura nga Gjykata Milaneze.

Sipas hetimeve, ish-ylli brazilian Robinho e kishte bërë vajzën shqiptare të pinte deri në atë pikë sa ta bënte të pavetëdijshme. Pastaj i gjithë grupi e kishin përdhunuar me radhë, në një gardërobë të një klubi nate në Milano, ku e reja kishte shkuar të festonte ditëlindjen.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI