Flash

Të lidhur nga planeti. 140 pemë më shumë për kryeqytetin (FOTO)

Lapsi.al 3 October 2022
Të lidhur nga planeti. 140 pemë më shumë për

Kjo javë filloi mbarë për qytetin e Tiranës. Vodafone Albania në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës i dhuruan kryeqytetit 140 pemë, duke e çuar në rreth 900,000 numrin total të pemëve të mbjella në kryeqytet, gati 50% e normës së përcaktuar nga bashkia për t’u arritur deri në vitin 2030. Pemët u mbollën në parkun e Kopshtit Zoologjik, ku edhe nevoja është e madhe, pasi kjo hapësirë në kryeqytet është e re dhe ka nevojë për më shumë gjelbërim.

Katia Stathaki, drejtoresha e përgjithshme e Vodafone Albania, u shpreh se kjo është një dhuratë e punonjësve të Vodafone për qytetin ku jetojnë. Një kontribut për të ardhmen, diçka që na jep shpresë.

“Shumë vite më vonë, kur ne të jemi plakur apo të mos jemi më në këtë botë, këto pemë do të jenë ende këtu për fëmijët tanë. Kjo është vetëm një pjesë e vogël e asaj që Vodafone po bën për planetin e klimën në Shqipëri dhe mbarë botën. Është pjesë e strategjisë sonë, krahas investimit paralelisht te makinat elektrike, energjia e rinovueshme, etj. Jemi shumë të lumtur që ndodhemi sot këtu dhe premtojmë të bëjmë më shumë në të ardhmen”, u shpreh Stathaki. “Keni mbështetjen tonë për gjithçka që ka rëndësi për qytetin”, shtoi ajo, duke iu drejtuar kryebashkiakut Veliaj.

Kjo nismë e ndërmarrë nga stafi i Vodafone Albania, ku shumica janë prindër fëmijësh të vegjël që vizitojnë Kopshtin Zoologjik rregullisht, u mirëprit dhe përshëndet nga z. Veliaj. “140 herë faleminderit për të 140 pemët nga Vodafone, nga miqtë tanë, që jo vetëm na ndihmojnë të komunikojmë përditë, të jemi më afër njëri-tjetrit, të mbarojmë punë, por edhe të tregojmë që kemi një përgjegjësi ndaj qytetit ku jetojmë. Dua të falenderoj të gjitha mamat e Vodafone, të cilat panë se në këtë përpjekje të transformimit total të Kopshtit Zoologjik na duhet ndihmë, sepse askush nuk ia del dot vetëm. Dhe sot na ndihmuan me 140 pemë, të cilat i janë shtuar qytetit. Dhe ku ka më shumë pemë, ka më shumë oksigjen. Shpresoj që Vodafone të frymëzojë kompani të tjera të bëjnë të njëjtën gjë”, tha Veliaj, teksa së bashku me znj. Stathaki mbollën personalisht njërën nga 140 rrënjët e pemëve, duke dhënë shembullin e tyre.

Shtimi i hapësirave të gjelbra në kryeqytet është prioritet i Vodafone, i cili njësoj si në mbarë botën edhe në Shqipëri i kushton një rëndësi të veçantë planetit, mjedisit dhe klimës, në kuadër të fushatës globale #SwitchToGreen. Kontributi i Vodafone dhe Vodafone Albania Foundation për mjedisin në Shqipëri shkon në shifrën e rreth 14 milionë eurove. Kompania e sheh si përgjegjësi e detyrim angazhimin për një mjedis sa më të pastër dhe një planet të sigurt. Jo vetëm për të ardhmen e fëmijëve, por edhe për të tashmen e të gjithë banorëve të kryeqytetit.

Së bashku ne mbjellim për një të ardhme më të gjelbër!

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI