Flash

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

'Skandal mjedisor në zonën e Fllakës'/ Meta publikon fotot: Abuzim me fondet publike

Lapsi.al 3 October 2022
'Skandal mjedisor në zonën e Fllakës'/ Meta publikon

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar foto të gjendjes mjedisore në zonën e Fllakës. Nga pamjet e postuara në rrjetet sociale shihet se mbeturinat kanë mbuluar një sipërfaqe të madhe. Përmes postimit, Meta shkruan se kjo panoramë është dëshmi e qartë se si “Rilindja” ka braktisur plotësisht qytetarët. Ai shton se abuzimi me fondet publike nuk njeh limite.

Partia e Lirisë akuzon se njësinë administrative Rrashbull të bashkinë Durrës se s'bëjnë pastrimin si dhe nuk vendosin kosha plehrash. Sipas Partisë së Lirisë, kamionët zbrazin natën mbeturina dhe 120 familje pranë janë të detyruar të përballen me erën e plehrave.

Postimi i plotë:

Situata skandaloze në zonën e Fllakës, mes Durrësit dhe Tiranës. Një tjetër dëshmi e qartë e përçmimit dhe e braktisjes së plotë të qytetarëve nga pushteti vendor i “Rilindjes”. Kapja 100% e bashkive dhe parlamenteve lokale nga Edi Rama, natyrshëm që do të sillte këto rezultate: mungesë llogaridhënie, abuzime me fondet publike, mos dëgjim i zërit dhe i halleve të qytetarëve, braktisje të plotë të tyre deri edhe në falimentim të pushtetit vendor.

Rikthimi i pashmangshëm i opozitës dhe i pluralizmit politik në Bashkitë tona, në aleancë me qytetarët shqiptarë, do të rikthejë llogaridhënien dhe pushtetin lokal në duart dhe në shërbim të tyre.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Këtë të hënë vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Në këtë mënyrë do të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Paras...

08:01

ide

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI