Flash

Rrëzimi i shtetit dixhital, Rama nuk pranon dështimin: Hakerat bëjnë hajgare me ju!

Lapsi.al 3 October 2022
Rrëzimi i shtetit dixhital, Rama nuk pranon dështimin: Hakerat

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur opozitës tha se asnjë e dhënë sensitive nuk është në dorë të hakerave. Për sa i përket listës së publikuar sot nga hakerat, me emrat e 2 ministrave, Niko Peleshi, Elisa Spirolali dhe ish-ministres Mimi Kodheli, Rama tha se është e fotomontuar.

Shkak, sipas kryeministrit, u bë shkalla e mbrojtjes dhe reagimi për të rikthyer sistemet e hakëruara.

"Objektivi i sulmit që ka qenë i organizuar me 4 grupe ndër të cilat njëri prej tyre në 10 të parët e listës së grupeve të terrorit kibernetik, nuk e ka realizuar qëllimin për të fshirë të gjitha të dhënat tona. Sistemi është ringritur në një kohë shumë të shpejtë. Asgjë sensitive nuk është marrë dhe nuk ka asnjë lloj vlere në sensin e sensivitetit. Nuk kemi gjëra me sensivitet të veçantë në strukturën digjitale.

Arsyeja tjetër që nuk e ka arritur qëllimin është se ne kemi një nivel të caktuar mbrojtje. Nuk ka haker që shkon në ujësjellësin e Durrësit për të bllokuar ujin që vjen në çezmën tuaj. Nuk janë ende infrastruktura të digjitalizuara deri në atë nivel.

Ne kemi një infrastrukturë kritike që është OST, OSHEE, KESH dhe aty sulmi nuk ka pasur sukses se mbrojtja është ngritur prej kohësh. Mos bëhemi qesharakë që për çdo gjë që ndodh i japim një unikalitet sikur ndodh këtu.

Sulmet kibernetike janë e përditshme. Ne jemi marrë vazhdimisht dhe nuk kemi pasur asnjë problem. Ky ishte i një niveli të lartë por nuk e arriti qëllimin. Ju mbase do donit të na kishte gjetur të papërgatitur por nuk na ka gjetur. Kështu që mos u kuturisni në konkluzione qesharake dhe po ju them prapë që ai sulm nuk e ka realizuar qëllimin.

Del një listë sot që s’flet për hakërime po flet se çfarë terreni gjen në terrenet tona, një grup dashakeqësh nga veni ku përzihen kriminelë, gazetarë fut në vorbull që fillon e hedh dyshime e hipoteza.

Nuk ka më pjellorë, sesa kanalet e portalet dhe ju! Falë këtij tubacion llumi, mund të bëjë hajgare çdo haker, se ngriheni direkt në këmbë duke bërë fotomontazhe. Ato që kanë bërë nuk janë imazhe nga ministria e mbrojtjes. Është e pavërtetë nga fillimi deri në fund", tha ai.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI