Flash

Pas një muaji grevë, sot nis viti i ri shkollor në Kosovë

Lapsi.al 3 October 2022
Pas një muaji grevë, sot nis viti i ri shkollor në Kosovë

Sot ka filluar mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në Kosovë. Viti i ri akademik nisi me vonesë, për shkak të grevës e cila zgjati pesë javë, por më pas u mor vendimi për pezullimin e saj deri në janar të vitit 2023.

Të hënën (sot) nisi viti i ri shkollor në Kosovë, pas plot një muaji grevë në të gjitha institucionet arsimore publike.

Dyert e institucioneve arsimore u hapën, pasi sindikalistët morën vendim që greva e nisur më 25 gusht, të pezullohet deri në janarin e 2023-s.

Kryetari i Këshillit Grevist të sindikatave dhe njëherësh kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, i ka bërë thirrje Qeverisë që këta tre muaj t’i shfrytëzojë për të dialoguar me sindikalistët.

“Urojmë që kjo kohë të shfrytëzohet nga Qeveria për dialog, sepse janari i vitit 2023 vjen shpejt, por nuk është mirë të ndodhë prapë greva si kjo e tanishme”, tha ai të shtunën.

Grevistët kanë vazhduar ta kërkojnë shtesën mbi pagë në vlerën e 100 eurove, derisa të hyjë në fuqi Ligji i ri i pagave. Kërkesë e dytë është Ligji i skemave pensionale, të financuara nga shteti, të bëhet plotësim ndryshimi i tij duke eliminuar kërkesën e 15 vjetëve si kontribut dhënës para vitit 1990 gjegjësisht 1999 për arsimin, deri në fund të nëntorit 2022.

Qeveria deri më tani u ka ofruar 50 euro në muaj deri në dhjetor. Po ashtu, ekzekutivi ua ka ofruar të jenë pjesë përmbajtjesore e diskutimeve publike për Projektligjin mbi paga, e u premtoi reformë në sistemin pensional, duke e hequr pragun prej 15 vjetësh përvojë punë për ta përfituar pensionin. Ndërsa, propozimi i tretë ishte rritja e buxhetit prej 10 milionë euro për barnat esenciale.

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka deklaruar se greva nisi në moment të papërshtatshëm, duke shtuar se ka lënë shumë pasoja.

“Raporte kolegiale të krisura, trekëndëshi fëmijë-mësimdhënës-prindër i ndrydhur dhe edhe një vit shkollor i çakorduar plotësisht”, thuhet në reagimin e Këshillit.

Ndërkohë, ministrja e Arsimit, Arbëri Nagavci, ka paralajmëruar kompensim të orëve të humbura.

“Kalendari i vitit shkollor duhet të ndryshohet, andaj menjëherë të hënën, dt.3 tetor, do të formojmë grupin punues për të rishikuar këtë Udhëzim Administrativ”, ka thënë ajo të dielën.

Kryesindikalisti i mësimdhënësve, Jasharaj, ka theksuar se nuk do të këtë kompensim të orëve të humbura.

“Ashtu siç e parasheh Kontrata Kolektive, nuk do të kompensohen orët e humbura. Andaj, edhe i kërkoj Ministrisë së Arsimit që të mos bëjë kërkesa”, ka thënë Jasharaj.

Greva në arsim kishte nisur më 25 gusht, me kërkesat për 100 euro shtesë deri në hyrjen fuqi të ligjit të pagave, gjë e cila është hedhur poshtë nga Qeveria, e cila ka ofruar një zgjidhje prej 50 eurosh, me premtimin se një gjë e tillë do të shikohet të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm në varësi të shkallës së inflacionit.

Projektligji për paga, nga data 15 shtator deri më 6 tetor, është në procedurat e konsultimeve publike. Ai më pas duhet të miratohet në Qeveri dhe Kuvend dhe të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji hyn në fuqi tetë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare./ Monitor

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI