Flash

DW: Humbje mes nacionalistëve në zgjedhjet në Bosnje-Hercegovinë

Lapsi.al 3 October 2022
DW: Humbje mes nacionalistëve në zgjedhjet në

Pas numërimit të 61% të votave në garën për vendin boshnjak në presidiumin shtetëror me tre vende në Bosnje-Hercegovinë kryeson Denis Becirovic me 55% të votave para kandidatit të partisë nacionaliste-myslimane, SDA Bakir Izebtbegovic, që ka arritur vetëm 41% sipas llogaritjeve paraprake. Raportimet lokale bazohen në të dhënat e selive të partisë, që kanë rezultate paraprake. Të hënën priten rezultatet zyrtare.

Fitorja e Becirovic do të nënkuptonte që pas 12 vjetësh asnjë politikan i SDA-së nuk do të përfaqësohej më në presidium. Ndërsa sipas rezultateve paraprake për vendin kroat në presidium kryeson reformuesi, Zeljko Komsic me 67% të votave.

Vendi serb në presidium do të mbetet në duart e nacionalistëve. Kandidatja e SNSD-së qeverisëse, Zeljka Cvijanvocic ka arritur deri në llogaritjet e fundit 60% të votave. Ajo konsiderohet si e besuara e separatistit serb, Milorad Dodik, që ka pasur deri tani vendin serb në presidium. Dodik ka kandiduar për postin e presidentit në pjesën serbe të vendit dhe sipas raportimeve kryeson.

Sistem zgjedhor kompleks

Zgjedhjet ne Bosnje-Hercegovinë janë zhvilluar para tensioneve etnike në rritje. Votimet ishin aq të komplikuara sa vetë vendi. Në nivelin e institucioneve të përbashkëta votuesit kanë dhënë votën e tyre jo vetëm për presidiumin shtetëror, por edhe për parlamentet e pjesëve përbërëse të vendit, si edhe dhe për zgjedhjen e presidentit në Republikën Srpska dhe administratën e kantoneve në Federatën Kroato-Boshnjake. Sistemi kompleks dhe shumë pak funksional në Bosnje-Hercegovinë pasoi Marrëveshjen e Dejtonit në vitin 1995, me të cilën iu dha fund luftës civile në vitet 90-të. Këshilli i Sigurimit të OKB-së emëron nga viti 1995 një Përfaqësues të Lartë Ndërkombëtar. Aktualisht mandatin e mban ish-ministri gjerman i Bujqësisë, Christian Schmidt./ DW

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI