Flash

TIMS u sulmua nga hakera qeveritarë, thotë Berisha

Lapsi.al 3 October 2022
TIMS u sulmua nga hakera qeveritarë, thotë Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha lëshoi akuza të forta, duke shtuar se sistemi TIMS u sulmua nga hackera qeveritarë.

Në një dalje për mediat, Berisha pohoi se sistemi i hyrje-daljeve kufitare u sulmua për të zhdukur lidhjet e qeverisë dhe të deputetëve me krimin.

“Sistemi TIMS sipas burimeve serioze është sulmuar nga hakera qeveritarë. Me qëllimin për të zhdukur të gjitha gjurmët e lidhjeve të qeveritarëve deputeteve me grupe trafikantësh dhe kriminale. Dhe udhëtimet e tyre të përbashkëta që janë provë e bashkëpunimit me politikën. Nxjerrja e të dhënave të kartotekës përbën shkallën më ekstreme të dekonspirimit dhe të dorëzimit të këtij shteti mafioz në duart e krimit”. Kështu u shpreh Sali Berisha.

Çfarë është sistemi TIMS? Shpjegimi me video këtu.

Lexo më tej: Berisha për rrëzimin e TIMSit: Është tronditëse, në pikat kufitare qarkullon lirshëm çdokush 

Lexo më tej: Sulmet kibernetike, probleme me sistemin TIMS në juglindje 

Lexo më tej: “Hakerat kanë ende nën kontroll TIMSin”/ Rama përplaset ashpër me Top Channel 

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI