Flash

Përfundon zyrtarisht numërimi, zgjidhet kreu i ri i FRPD

Lapsi.al 1 October 2022
Përfundon zyrtarisht numërimi, zgjidhet kreu i ri i FRPD

Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike është zgjedhur Besart Xhaferri. Xhaferri ka arritur të sigurojë shumicën e votave. Ai grumbulloi 5256 vota, i ndjekur nga Mariglend Doçi me 1292 vota.

Në 62 qendrat e votimit në të gjithë vendin kanë votuar  9470 votues, ose 55% e anëtarësisë së FRPD. Në garë për të marrë drejtimin e Forumit Rinor të PD-së ishin 6 persona: Alesia Balliu, Arnold Karriqi, Artion Bajramaj, Barbara Doda, Besard Xhaferri dhe Mariglend Doçi.

Konkretisht kandidatët kanë marrë:

Besart Xhaferri – 5256 vota

Mariglend Doçi – 1292 vota

Artjon Bajramaj – 528 vota

Barbara Doda – 452 vota

Alesia Balliu – 186 vota

Arnold Kariqi – 168 vota

Deri më sot FRPD drejtohej nga Belind Këlliçi, ndërsa zgjedhje në këtë strukturë janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015. Ditën e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se procesi i zgjedhjeve në FRPD ka një rëndësi të madhe për këtë forcë politike.

 

Të këshilluara

ide

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI