Flash

"Shakira ka një lidhje me Casillas", ish-portieri i Real Madrid tregon të vërtetën

Lapsi.al 1 October 2022
"Shakira ka një lidhje me Casillas", ish-portieri i Real Madrid

"Shakira ka një lidhje me Casillas". Prej ditësh në Spanjë nuk flitet për asgjë tjetër. Ish-portieri i Real Madrid dhe Spanjës është ndarë së fundmi nga gazetarja Sara Carbonero. Nga ana tjetër, këngëtarja kolumbiane sapo është ndarë nga lojtari i Barcelonës, Gerard Pique. Ndarje, që bënë shumë bujë në vendin iberik, aq sa shtypi është vazhdimisht në kërkim të lajmeve të reja.

Mbrojtësi blaugrana tashmë ka dalë hapur me të dashurën e re, një studente 23-vjeçare që punon në kompaninë e tij. Sara Carbonero, nga ana tjetër, tashmë është lidhur me Nacho Taboada, një muzikant i njohur nga Zaragoza. Eshtë e panevojshme të thuhet se ekspertët e thashethemeve u fokusuan te Shakira dhe ish-portieri. Sipas mediave, të dy kanë nisur të frekuentohen, por cilat janë provat? Iker Casillas filloi ta ndiqte Shakirën në rrjetet sociale. Mediat nuk flasin për asgjë tjetër dhe në këtë pikë ish-portieri u detyrua të ndërhyjë.

REAGIMI

Kampioni i Botës i vitit 2010 mohon me forcë që është në një lidhje me Shakira dhe tallet me gazetarët për scoop-e false. Ish-lojtari ka postuar një sërë historish në Instagram. Më parë, ai postoi fotografi të artikujve që flisnin për lidhjen e tij të re: "Po dalin bashkë", "Kanë një marrëdhënie të nxehtë", "Shakira po takohet me rivalin e Piqué".

Më pas, ai shpjegoi si lindi kjo histori false: “Ja çfarë ndodh në disa redaksi: Iker ndjek Shakirën në Instagram, pra janë bashkë! A e shpikëm ne lajmin?”. E së fundi, ai publikoi një histori me një emoji që tregonte habi dhe tronditje, por edhe mesazhin "Tocate las narices". Një mënyrë e të thënit në spanjisht për të shprehur habi për diçka negative që nuk i pëlqen.

Mesazhe shumë të qarta nga Casillas. Shakira për momentin nuk i ka komentuar thashethemet. Këngëtarja kolumbiane, ditët e fundit i është dashur të mbrohet nga akuzat për mashtrim tatimor. Prokuroria spanjolle ka kërkuar një dënim total prej tetë vjet e dy muaj ndaj yllit të muzikës.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI