Flash

Pogba nxit Juventus për kthesën: "Dua të rimarr vendin që më takon"

Lapsi.al 29 September 2022
Pogba nxit Juventus për kthesën: "Dua të rimarr vendin

Pogba mezi pret të kthehet në fushë dhe premton betejë për tifozët e Juventus. Pas operacionit në gju, tifozët pyesin se kur është do të kthehet Pogba dhe përgjigja duket se do të jetë: shpejt. Rikuperimi i Paul po ecën mirë, aq sa pritet të luajë në Lisbonë kundër Benfica në Champions League më 25 tetor. Mesfushori francez në një intervistë 360° për GQ Italia preku tema të ndryshme. "Më pëlqen të mendoj dhe të them se është zemra ime që e bëri zgjedhjen. Ishte gjithashtu koha e duhur për t'u rikthyer këtu - shpjegoi Pogba -. Dhe ndoshta ishte koha e duhur për të gjetur veten dhe për t'u përpjekur për të rimarrë vendin që na takon, mua dhe Juventus. Mbi të gjitha të fitojmë përsëri. Unë gjithmonë dua të luaj dhe të jap më të mirën - vazhdoi ai -. E brenda meje e di që kjo fanellë është e veçantë, ajo nxjerr më të mirën timen".

RAPORTI I VEÇANTË ME JUVEN

Për Pogban raporti me Juven ka rrënjë të thella. "Kemi ndërtuar një histori të bukur me këtë skuadër, të cilën nuk e kam harruar kurrë edhe kur u largova - shpjegoi ai -. Rikthimi këtu është gjithmonë një motiv për mua, një nxitje për të bërë mirë. Nuk kam pasur kurrë dyshime se ky ishte vendi im. Tri vitet e fundit në Mançester, të kushtëzuara edhe nga dëmtimet, nuk shkuan siç doja. Nuk është mister – tha Paul duke motivuar zgjedhjen për t’u rikthyer në Torino –. Mendova se nëse kësaj i shtonim faktin që edhe Juve vjen nga dy vite në të cilat nuk e fituan titullin, ishte një sfidë e madhe për ne të dy”.

ALLEGRI

Prania e Massimiliano Allegrit në pankinë sigurisht që luajti një rol themelor në rikthimin e Pogba në Torino. "Unë kam pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të fortë me trajnerin. Raport i bukur, i sinqertë - shpjegoi Paul -. Ai më njeh dhe më ka shtyrë gjithmonë kur ishim këtu së bashku. Edhe kur isha në Mançester ne mbajtëm kontakte dhe flisnim shumë”, shtoi ai.

RAPORTI ME TIFOZËT BARDHEZI

I rikthyer te bardhezintë, Pogba gjeti menjëherë ngrohtësinë e tifozëve të Juventus. E nuk e fsheh lidhjen e veçantë me tifozët. "Kur u largova, ata ishin shumë mirënjohës për vitet bashkë - shpjegoi mesfushori francez -. Unë isha i ri dhe me të vërtetë ata më mbështesnin gjithmonë në stadium, ata ishin gjithmonë pas meje. Gjithmonë kam ndjerë dashurinë e këtyre tifozëve, kjo është e vërteta. Unë kurrë nuk kam ndjerë dicka të tillë, as në Manchester”, shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI