Flash

Kim: Në Shqipëri ka media që financohen me para ruse e kineze

Lapsi.al 29 September 2022
Kim: Në Shqipëri ka media që financohen me para ruse e kineze

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim shprehet se në Shqipëri ka media të cilat financohen nga fondet ruse dhe kineze. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion” kryediplomatja amerikane tha se rusët dhe kinezët punojnë pareshtur për të forcuar ndikimin e tyre në vendin tonë.

Ambasadorja Kim edhe pse pranoi praninë e finacimeve ruse dhe kinze në Shqipëri, nuk dha detaje konkrete se cilat media kanë marrë fonde ruse ose kineze. 

Pjesë nga intervista

Pyetje: Dhe, a mendoni vërtet se në Shqipëri ka influencë ruse ose kineze? Ose përpjekje për të ndikuar?

Ambasadorja Kim: Rusët, kinezët dhe të tjetër janë në përpjekje të pareshtura që synojnë të ndiokjnë…

Pyetje: Edhe këtu?

Ambasadorja Kim: Kështu mendoj.

Pyetje: Edhe në media?

Ambasadorja Kim: Po.

Pyetje: A keni informacion ose gjëra konkrete? Informacion konkret?

Ambasadorja Kim: Po.

Pyetje: : Mund ta ndani me ne?

Ambasadorja Kim: Jo.

Pyetje: Jo? Por ju i dini?!

Ambasadorja Kim: Po.

Pyetje: Edhe në media.

Ambasadorja Kim: Po.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI