Flash

Apple, së shpejti me një aplikacion të ri muzikor

Lapsi.al 29 September 2022
Apple, së shpejti me një aplikacion të ri muzikor

Apple po lançon një aplikacion të ri muzikor, i fokusuar në regjistrimet klasike. Kompania zbuloi një vit më parë se do të mbërrinte para fundit të vitit 2022, por që atëherë nuk e ka përmendur app-in.

Megjithatë, me afrimin e këtij afati, referencat për aplikacionin  janë gjetur në kodin ekzistues të Apple. Përditësimet e reja duket se i referohen "Apple Music Classical". Nuk është hera e parë që shfaqen referenca të tilla. Ato janë shfaqur më parë për aplikacionin dhe në përditësimet e mëparshme të IOS. Kompania njoftoi fillimisht planin  kur bleu Primephonic, një shërbim transmetimi për muzikën klasike.

“Apple Music planifikon të lançojë një aplikacion  dedikuar muzikës klasike vitin e ardhshëm, duke kombinuar ndërfaqen klasike të përdoruesit të Primephonic”, thuhej në një deklaratë. Në një njoftim të veçantë, Primephonic tha se "po punon për një përvojë të re të mrekullueshme të muzikës klasike nga Apple për fillim të vitit të ardhshëm", por që nuk arriti në kohë.  Ende nuk dihen shumë detaje, nëse do të kërkojë një abonim të veçantë dhe shtesë. Apple ofron transmetimin e muzikës klasike përmes aplikacionit të saj ekzistues Music. Por është i organizuar keq dhe i vështirë për t'u naviguar krahasuar me aplikacione të dedikuara.

Përktheu: Lapsi.al

Marrë nga: Independent

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/09/20/apple-se-shpejti-me-nje-tjeter-perditesim/

Të këshilluara

Linja më e mirë ajrore për vitin 2022

Nga Covid në kaos, ka qenë një tjetër vit me peobleme për industrinë e aviacionit. Në pjesën më të madhe të hemisferës veriore, sezoni i ngarkuar i verës u përs...

11:12

Evolucioni 40-vjeçar i emoji

Në orën 11:44 të mëngjesit të 19 shtatorit 1982, Scott Fahlman bëri historinë e internetit duke bashkuar dy pika, një vizë ndarëse dhe një kllapë Fahlman, një p...

12:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI