Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

U merrnin ryshfet çifteve natën në makina, përjashtohen 2 policë

Lapsi.al 28 September 2022
U merrnin ryshfet çifteve natën në makina, përjashtohen 2

Policia e shtetit ka reaguar pas transmetimit të pamjeve filmike, në emisionin investigativ “STOP”. Aty u shfaqën dy policë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr.6 që u merrnin ryshfet çifteve natën në makina. (LEXO KETU)

“Në shpërdorim të plotë të detyrës dhe në shkelje të hapur të etikës dhe të komunikimit ata u shfaqën duke marrë një shumë parash me anë të akteve korruptive, drejtuesit të një automjeti që kishte ndaluar në anë të rrugës, në Kashar. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar menjëherë përjashtimin përfundimtar nga radhët e Policisë së Shtetit, të dy punonjësve të Patrullës së Përgjithshme, inspektorëve Shamet Kuqo dhe Elton Gjedia.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur menjëherë hetimin e thelluar disiplinor, për shkelje të rëndë disiplinore, ndaj specialistit të Seksionit të Patrullës së Përgjithshme, Nënkomisar A. K., si dhe ndaj shefit të Seksionit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Komisariatin e Policisë Nr. 6, Komisar V. I. Njëkohësisht, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal në lidhje me këtë rast” – thuhet në njoftim.

Denoncimet

Gazetarët e “Stop” u vunë në dijeni nga një qytetar se në zonën e Kasharit. Në mbrëmje, ndërsa kishte ndaluar në makinë me të dashurën, iu afruan disa policë.

Denoncuesi shpjegoi se policët i morën para duke i thënë se në të kundërt do t’i shoqëronin në komisariat për vepra të turpshme edhe pse ai thjesht po diskutonte me partneren e tij.

“Përshëndetje emisioni “Stop”! Jam një qytetar nga Tirana. Dua të ndaj një shqetësim me ju! Në zonën e Kasharit, në orën 9 a 10 të darkës, nuk e mbaj mend ekzaktësisht, kam qenë me të dashurën. Kam ndaluar aty, për të diskutuar një problem me shoqen time. Ju sugjeroj, që të shikoni policët, pasi janë shumë të korruptuar. Vijnë e të marrin lekë pa arsye!” – tha një denoncues.

“Po diskutoja diçka me të dashurën. Hapa krahun që të flisnim meqë ishim edhe në timon. Hapa krahun aty, kur pas ca minutash na erdhën nja dy efektivë policie. Na kërkuan dokumentet. Ok, shumë bukur. Ua dhamë. Jo po, çfarë doni këtu? Do t’ju shoqërojmë në komisariat. Çfarë e ke këtë gocën ti? Çfarë po bën ti me këtë gocën? Po, hiç, çfarë po bëjmë, i thashë.

Ashtu patëm një gjë për të diskutuar dhe po diskutojmë. Jo, do t’ju çoj në komisariat. Po hë, o shef, i thashë, se është turp të na çosh në komisariat, pa asgjë, pa kështu… E nejse, tha. Mendoje vetë, tha. Kisha ca lekë në xhep aty, s’e mbaj mend se sa 40 a 35 mijë lekë, s’e mbaj mend mirë tani, aq sa kisha ua dhashë.

E mirë, tha, mos hajdeni më këtu, tha, se bëhen veprime të turpshme. Madje, erdhën me makinë private. Kanë qenë më makinë private, zbritën aty e filluan me të gjithë me radhë, që ishin aty. Ne s’lëvizëm nga vendi, sepse mendonim, se nuk po bënim gjë” – tregoi me tej ai.

Denoncim edhe nga një vajzë

“Ne kemi qenë në një zonë të Tiranës me të dashurin, duke diskutuar për diçka. Në një moment na afrohen efektivët e policisë. Sipas tyre, biseda, që ne po bënim në atë moment në mjetin tonë, ishte një sjellje e pahijshme në një ambient publik. Ne dëshiruam që ta diskutonim dhe ta sqaronim. Pasi, fundja, unë jam një vajzë dhe po ta merrte vesh familja ime do kishte një situatë tjetër.

Efektivët kërkuan ryshfet. Sigurisht, që morën dhe unë nga kjo u habita, pasi supozohej, se në fakt nuk ishte një sjellje e pahijshme. Ne ishim brenda në mjet duke diskutuar, si çdokush tjetër, që mund të diskutojë jashtë, në ambient rruge ose në makinë” – tha vajza.

Gazetarët e STOP infiltruan një person dhe 2 policët shkuan sërish duke marrë ryshfet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Covid-19/ 63 raste të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja për situatën epidemiologjike në vend referuar Covid-19. Sipas shifrave të publikuara nga autoritetet shën...

18:10

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI