Flash

Tre ish-Presidentët e Shqipërisë dhe Pandeli Majko sot në Hagë, zbulohet arsyeja

Lapsi.al 28 September 2022
Tre ish-Presidentët e Shqipërisë dhe Pandeli Majko sot në

Një vizitë e rëndësishme e tre ish-presidentëve të Shqipërisë në Hagë do të zhvillohet sot. Alfred Moisiu, Rexhep Meidani e Bamir Topi, si dhe ish-Kryeministri Pandeli Majko, do të vizitojnë në Hagë ish-krerët e UÇK-së, të akuzuar për krime lufte.

Ish-presidentët shqiptarë pritet të takohen me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-deputetin Rexhep Selimi dhe të tjerët. Ata po mbahen në paraburgim nga Haga.

Delegacioni të ish-presidentëve do t’i bashkohet edhe Behgjet Pacolli. Pacolli është ish-ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër i Kosovës.

Kujtojmë se më herët nga Shqipëria ka zhvilluar një vizitë në Hagë, nga kryeministri Edi Rama. Nga Kosova ata janë vizituar nga krerët fetarë të Kosovës dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Lexo më tej: Edi Rama viziton Hashim Thaçin në burgun e Hagës (VIDEO) 

Lexo më tej: Drejtori i Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, viziton liderët e UÇK-së në Hagë 

Lexo më tej: Aktakuza e re, Gjykata Speciale i jep pjesërisht të drejtë Hashim Thaçit 

Të këshilluara

Rama: Ka nisur puna për zgjedhjet vendore

Edi Rama ka folur për mediat në përfundim të takimit të zhvilluar në selinë e PS. Rama deklaroi se në takim u fol për përgatitjet për zgjedhjet vendore të cilat...

19:29

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI