Flash

Shefi i CIA-s: Ushtria e Putinit ka shumë probleme

Lapsi.al 28 September 2022
Shefi i CIA-s: Ushtria e Putinit ka shumë probleme

Shefi i CIA-s, Williams Burns, ka deklaruar se ushtria ruse ka shumë probleme duke filluar nga personeli, pas njoftimit të Vladimir Putin javën e kaluar për mobilizimin e 300 mijë rezervistëve, shkruajnë mediat e huaja.

Vendimi i Putinit, ka nxitur  frikë, me mijëra që janë larguar nga vendi.

“Edhe nëse arrin të mobilizojë 300 mijë ushtarë, ai në fakt po i përdor njerëzit si mish për top. Shumë prej tyre nuk janë të trajnuar si duhet, tashmë shumë prej tyre nuk do të mund të kryejnë as trajnimin bazik që kanë nevojë si dhe ka mungesë të mbështetjes logjistike.

Ushtria e Putinit ka shumë probleme tjera: personeli ushtarak është një prej tyre”, shtoi Burns.

Duket se mobilizimi ushtarak i Putinit, është dëshmi se lufta në Ukrainë nuk po zhvillohet sipas planit. Kreu i CIA-s, theksoi se është vështirë të thuhet diçka në këto momente nëse Putin po luan bllof.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI