Flash

Harry Maguire 'masakrohet' nga tifozët dhe shtypi, e mbrojnë lojtarët e Anglisë: “Luajti me një këmbë”

Lapsi.al 28 September 2022
Harry Maguire 'masakrohet' nga tifozët dhe shtypi, e mbrojnë

Harry Maguire është edhe njëherë në qendër të stuhisë, por në mbrojtje i kanë dalë shokët e ekipit kombëtar. Një tjetër natë për t'u harruar për lojtarin e Manchester United, i cili kundër Gjermanisë në Nations League, bëri dy gabime flagrante. Me një ndërhyrje naive u dha gjermanëve një penallti, pastaj humbi topin në aksionin e golit të dytë të skuadrës së Flick.

Tifozët në stadium e fishkëllyen që kur u përmend emri i tij para ndeshjes. E pastaj vazhduan të fishkëllenin në çdo prekje të topit prej tij. Fishkëllima në stadium, kritika në rrjetet sociale. Mbështetësit e Tre Luanëve e masakruan Maguire dhe shtypi anglez nuk bëri përjashtim. Madje Sun e fajësoi për mungesën e fitores. Harry Maguire u përfshi nga një tjetër ortek kritikash, por barrierë u bënë lojtarët e Anglisë.

MBROTJA

Disa nga shokët e tij të skuadrës e kanë mbrojtur fort, duke filluar me kapitenin e Anglisë, Harry Kane. Lojtari i Tottenham tha se ishte krenar për Maguire dhe theksoi se lojtari i United luajti i dëmtuar: “Ai luajti pothuajse me njërën këmbë. Jam vërtet krenar. Për çdo gabim individual, do të fajësohesh. Por ne jemi një ekip, do të mbrojmë njëri-tjetrin. Harry pati një dëmtim të rëndësishëm në fund dhe luajti edhe 10 minuta të tjera me pothuajse njërën këmbë. Një gjest i madh nga ana e tij, jam vërtet krenar për të”.

Luke Shaw, shok skuadre në kombëtare dhe te United, gjithashtu e mbrojti pas ndeshjes në Wembley: "Harry është një lojtar i jashtëzakonshëm, një personazh i jashtëzakonshëm - tha ai për BBC Radio 5 Live -. Ai ka duruar shumë kritika, ndoshta më shumë se kam dëgjuar ndonjëherë në futboll. Nuk fshihet kurrë, është gjithmonë aty dhe tregon forcën dhe karakterin që ka. Të gjithë e dinë se ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Është e vështirë për të, por ne lojtarët dhe stafi jemi të gjithë me të. Njerëzit duhet të kuptojnë se ai është një pjesë e rëndësishme e ekipit anglez dhe duhet ta pranojnë atë”.

Lexo më tej: Maguire mbrohet me ‘çështje klikimesh’: “Më kritikojnë vetëm sepse përbëj lajm”

Edhe Reece James ka dashur të mbrojë Maguire: “Kur je lojtar dhe bën një gabim, ke përvojë të mjaftueshme për të ditur se ke bërë një gabim dhe nuk ke nevojë të ta thonë. Harry nuk ka luajtur shumë këtë sezon dhe është ende duke gjetur ritmin e tij. Por ne e dimë cilësinë që ai ka. Nuk ka dyshim, është thjesht një gabim i vogël. Ai do të rikuperohet dhe do të jetë i fortë duke ecur përpara”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI