Flash

Artur Zheji: Shqiptarët do ngrihen kur të shohin faturat e dimrit

Lapsi.al 28 September 2022
Artur Zheji: Shqiptarët do ngrihen kur të shohin faturat e dimrit

Analistët Artur Zheji dhe Fatos Lubonja kanë komentuar thirrjet për protesta dhe greva të krerëve të opozitës Sali Berisha dhe Ilir Meta, duke theksuar se muajt e dimrit do të jenë deçiziv për shqiptarët, pas shtrenjtimit të faturës së energjisë dhe shtrenjtimit të shportës së ushqimeve bazë.

Në emisionin "Pikat mbi i", Artur Zheji nënvizoji se revoltën e vërtetë kundër qeverisë Rama do ta shohim kur ushqimi të mungojë në tryezë dhe faturat ekonomike të rritën.

“Opozita ka fjalën, ka protestat dhe votën e vitit që vjen. Nëse kjo qeveri do vazhdojë t’i ngopi barqet. Tetori, nëntori, dhjetori, faturat e shtrenjta do të nxisin një opozitarizëm ekonomik dhe më pas atë politik. Duhet thjeshtë të shohim faturat ekonomike. Ne kemi një lloj donkishotizimi se duam që njerëzit të duan lirinë pastaj ushqimin. Por fillimisht do të shohim protesta për atë, ushqimin”, tha Zheji.

Lubonja theksoi se opozita duhet të dalë në shesh dhe të protestojë masivisht, madje duke mos u larguar prej aty. Por sipas tij, kjo duhet bërë jo në mënyrë të dhunshme.

“Problemi që ne flasim për opozitën, opozita lidhet me atë që s’ka formë tjetër. Protesta, protesta, protesta sikur s’ka shpëtim tjetër. Ato duhet të jenë mosbindje civile që të rrëzohet qeveria. Kjo tregon që ne këtu s’kemi drejtësi se po ta kishim s’do kishim nevojë për protesta se hapej afera e incneratorëve dhe shkoi deri në fund se bie qeveria. për mua është e rënë me këtë. Unë them se koha e rrëzimit të qeverisë me formë të dhunshme është e gabuar se ata që vinë marrin dorë dhe bëhen të dhunshëm vetë. Unë them protesta jo të dhunshme, por masive dhe të përhershme. Këtë s’e bëjnë dot këta”, deklaroi Lubonja.

Lexo më tej: Parashikimi ogurzi i Zhejit: Hakerimi, tregues se jemi pranë luftës reale 

Të këshilluara

Rama: Ka nisur puna për zgjedhjet vendore

Edi Rama ka folur për mediat në përfundim të takimit të zhvilluar në selinë e PS. Rama deklaroi se në takim u fol për përgatitjet për zgjedhjet vendore të cilat...

19:29

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI