Flash

Policia greke plagos shqiptarin gjatë një operacioni antidrogë

Lapsi.al 27 September 2022
Policia greke plagos shqiptarin gjatë një operacioni antidrogë

Policia greke ka plagosur një 30 vjeçar shqiptar gjatë një operacioni antidrogë, pasi ai qëlloi me kaçavidë oficeren e policisë. Shqiptari dhe oficerja 35 vjeçe mbetën të plagosur gjatë bastisjes së një kampusi i përshtatur për trafik droge në Zografou të Universitetit Kombëtar Teknik të Athinës. Shqiptari mësohet se ka qenë i shpallur në kërkim më parë për trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe grabitje.

Ndërkohë që operacioni po zhvillohej, oficerja nuk u ndje mirë dhe vendosi të largohej me makinën e saj private. Teksa po shkonte drejt saj, ajo u sulmua me kaçavidë nga 30 vjeçari shqiptar. Për të zmbrapsur sulmin, punonjësja e policisë qëlloi me armën e shërbimit në këmbë 30-vjeçarin.

Incidenti ndodhi gjatë një operacioni policor në konviktet e vjetra të kampusit, të cilat njihen si zona ku rrijnë bandat që shpërndajnë drogë dhe plaçkisin shtëpi, veçanërisht në periferitë fqinje të Zografou, Kaisariani dhe Vyronas.

Të këshilluara

Digjet gjatë natës makina në Vlorë

Një automjet është djegur gjatë natës së kaluar në lagjen “24 Maji” në qytetin e Vlorës. Makina tip “Ford” në pronësi të L.K., është shkrumbuar nga flakët rreth...

08:16

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI