Flash

Video/ Një gafë e minutave shtesë, Shqipëria e fundit në grup: Islanda me 10 lojtarë lë kuqezinjtë pa fitore

Lapsi.al 27 September 2022
Video/ Një gafë e minutave shtesë, Shqipëria e fundit

Shqipëria bën një tjetër hap të gabuar dhe pa asnjë fitore e mbyll këtë edicion të Nations League në vendin e fundit të turneut. 1-1 kundër Islandës i lë kuqezinjtë në dyshemenë e Grupit 2 të Ligës B, duke konfirmuar vështirësitë e kësaj skuadre. Këtë herë, edhe pse kundër 10 islandezëve (karton i kuq për Gunnarsson 10') kuqezinjtë nuk i dhanë dot fund serisë pa fitore. Për teknikun Edoardo Reja një tjetër zhgënjim në ndeshjen e fundit kompetitive para përfundimit të kontratës me FSHF.

Hysaj, në ciklonin e kritikave, në pankinë e bashkë me të edhe Broja. Sulmuesi ka vuajtur rastet flagrante të humbura në Tel Aviv, ndërsa liderin e bëri Uzuni. Beratasi nxorri jashtë qendërmbrojtësin Gunnarsson pas 10 minutash lojë. Marrje kohe, e mënyra e vetme për ta ndaluar ishte duke e rrëzuar. Karton i kuq me VAR, e superioriteti numerik u duk se lehtësoi mekanizmat e lojës së skuadrës kombëtare. Islanda nuk ishte asnjëherë e rrezikshme dhe në minutën e 35 Lenjani me kokë shënoi golin e avantazhit. Krosimi perfekt i Uzunit dhe anësori mes shtatlartëve dënoi portierin Runarsson.

Lexo më tej: Lamtumirë kualifikim: Broja shpenzon, Mihaj fundos Shqipërinë në Izrael

RËNIA

Lojë e zhbllokuar e mendje të lehtësuara, të reflektuara në qarkullim të shpejtë të topit. Ndryshim krahësh e gjithçka me një takim, duke e bërë të vështirë për kundërshtarin të bllokojë manovrën. Shqipëria megjithë rastet e krijuara, Ramadanin, Cikalleshin e Uzunin, pati fajin se nuk e mbylli ndeshjen. Lodhja pastaj bëri të vetën dhe Broja, Hysaj, Mihaj e Cokaj nuk mundën ti japin zgjidhjen. Dëmtimi i Ismajlit u kuptua sa e rëndë ishte vetëm kur Islanda në rastin e dytë në 90 minuta që erdhi në anët e Strakoshës barazoi. Një krosim pa pretendime parakaloi gjithë mbrojtjen dhe në shtyllën e dytë Anderson i coi shifrat në 1-1. Ky rezultat e mban Islandën me 4 pikë pas Izraelit kryesues, ndërsa Shqipëria mbetet e fundit (Rusia e përjashtuar) me 2 pikë në katër ndeshje. Fishkëllimat e publikut të pashmangshme...

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI