Flash

Video/ Kosova, shuplakë Qipros për vendin e dytë: Muriqi udhëheq Dardanët drejt fitores 5-1

Lapsi.al 27 September 2022
Video/ Kosova, shuplakë Qipros për vendin e dytë: Muriqi

Të dytët pas Greqisë, por për Kosovën sigurisht kaq nuk është mjaftueshëm. E megjithatë Dardanët e Giresse kanë arritur një fitore spektakolare përballë Qipros, e dërrmuar 5-1, duke e mbyllur me fitore Ligën e Kombeve për këtë sezon. Kosova bëri një përfaqësim pozitiv kundër qipriotëve, e shoqëruar me rezultat.

Goli i Muslijes i shënuar në gjysmën e pjesës së parë (22') zhbllokoi ndeshjen duke e bërë të thjeshtë për kosovarët. Qipro e ndjeu presionin që vinte nga të gjitha anët, por e pati të pamundur të mbyllë Radshanin apo Muriqin. Goli i dytë në shtesën e pjesës së parë nga Rrudhani e çoi Kosovën në pushim me një qetësi që skuadre e Giresse e reflektoi pas rifillimit.

Lexo më tej: Video/ Kosova përmbyset 10 minutat e fundit: perla e Muriqit nuk mjafton në Irlandën e Veriut

I treti nuk vonoi dhe Rashani shënoi në asistin e dytë të mbrëmjes së Muriqit, në minutën e 47. Sulmuesi i Mallorca pastaj u ngjit vetë në katedër, me një dygolësh që hodhi në tapet Qipron. Goli i Roberge në të 81 nuk bën asnjë dëm për Dardanët, që e mbyllën turneun në vendin e dytë në grup. Në këtë fushatë të Ligës së Kombeve, Kosova u rendit pas Greqisë, ndërsa Qipro do të duhet të luajë në Ligën D sezonin e ardhshëm.

REZULTATET E MBRËMJES

League A: Group 2 UEFA Nations League

Portugal 0-1 Spain

Switzerland 2-1 Czech Republic

UEFA Nations League League B: Group 1

Republic of Ireland 3-2 Armenia

Ukraine 0-0 Scotland

UEFA Nations League League B: Group 2

Albania 1-1 Iceland

UEFA Nations League League B: Group 4

Norway 0-2 Serbia

Sweden 1-1 Slovenia

UEFA Nations League League C: Group 2

Greece 3-1 Northern Ireland

Kosovo 5-1 Cyprus

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI