Flash

Euro pëson tjetër rënie historike, dollari prek nivelin më të lartë që nga viti 2017

Lapsi.al 27 September 2022
Euro pëson tjetër rënie historike, dollari prek nivelin më

Euro ka prekur një rekord të ri historik në këmbimin valutor me lekun. Banka e Shqipërisë këtë të hënë thekson se euro u këmbye sot me 116.32 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Ky zhvlerësim nisi papritur më datë 15 shtator dhe sipas ekspertëve u ndikua nga njëra prej bankave të mëdha të sistemit, që, me sa duket, ka kryer operacione të mëdha në blerje të euros. Dollari shënoi të hënën vlerën prej 120.12 lekësh. Kjo është vlera më e lartë që monedha amerikane shënon në kursin kundrejt lekut që prej majit të vitit 2017. Dollari amerikan po forcohet gjithnjë e më shumë në tregjet ndërkombëtare dhe sidomos kursi i tij kundrejt euros reflektohet edhe në kursin me lekun.

Të këshilluara

Digjet gjatë natës makina në Vlorë

Një automjet është djegur gjatë natës së kaluar në lagjen “24 Maji” në qytetin e Vlorës. Makina tip “Ford” në pronësi të L.K., është shkrumbuar nga flakët rreth...

08:16

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI