Flash

Erdogan-Greqisë: Mbështetja nga SHBA dhe BE nuk do t’ju shpëtojë

Lapsi.al 27 September 2022
Erdogan-Greqisë: Mbështetja nga SHBA dhe BE nuk do t’ju

Suedia dhe Danimarka po hetojnë rrjedhje në dy gazsjellës rusë që kalojnë nën Detin Baltik dhe kompania që operon këto tubacione tha se këto rrjedhje janë “të paprecedentë”.

Suedia më 27 shtator lëshoi një paralajmërim duke treguar se janë zbuluar dy rrjedhje në gazsjellësin Rrjedha Veriore 1, pak kohë pasi një rrjedhje tjetër ishte zbuluar pranë tubacionit Rrjedha Veriore 2, duke shtyrë Danimarkën fqinje që të ndalojë kalimin e anijeve në një perimetër prej mbi 9 kilometrash.

Moska kishte ulur furnizimet me gaz për në Evropë përmes Rrjedhës Veriore 1 përpara se të pezullonte krejtësisht dërgesat në gusht, nën pretendimet se sanksionet e Perëndimit kanë shkaktuar pengesa teknike.

Një anije kalon pranë një fushe gazi në Rusi. Fotografi ilustruese.

Lexo edhe:

Greqia për minoritetin mysliman: Ne nuk pranojmë thirrje nga vende si Turqia

Rusia thotë se gazsjellësi për në Evropë “praktikisht” është mbyllur

Gazsjellësi i ri, Rrjedha Veriore 2, është përfunduar së fundmi, por Gjermania ka hequr dorë nga planet për të funksionalizuar këtë tubacion, pak ditë para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës në shkurt.

Megjithatë, të dy gazsjellësit përmbajnë gaz.

Kompania Nord Stream AG, që operon këta gazsjellës, tha më 27 shtator se tri linja nënujore të sistemit të gazit të Rrjedhës Veriore, kishin pësuar dëme “të paprecedentë” brenda një dite. Kjo kompani shtoi se është e pamundur të thuhet nëse aftësia e funksionimit të sistemit të rrjetit të gazit do të mund të riparohet.

“Shkatërrimi që ndodhi brenda një dite në tri linja nënujore të gazsjellësit është i paprecedent. Ende nuk mund të dihet sesa do të duhet që të riparohet infrastruktura e transportit të gazit”, tha kompania Nord Stream AG.

Tubacioni i Baltikut, një gazsjellës që transporton gazin norvegjez për në Poloni me një kapacitet vjetor prej 10 miliardë metrash kub në ditë, pritet të inaugurohet më vonë gjatë 27 shtatorit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI