Flash

Video/ Ibrahimovic, legjionari romak: dalin imazhet e para të filmit Asterix e Obelix

Lapsi.al 26 September 2022
Video/ Ibrahimovic, legjionari romak: dalin imazhet e para të filmit
Ka nisur numërimi mbrapsht për debutimin e Zlatan Ibrahimovic në ekranin e madh të kinemasë. Ashtu siç ishte paralajmëruar në pranverën e vitit 2021, sulmuesi i AC Milan do të jetë ndër protagonistët e filmit. Prodhimi i fundit i Asterix dhe Obelix, që do të dalë në shkurt 2023, ka përfshirë sulmuesin suedez në rolin e një legjionari romak. Lexo më tej: Video/ Shikoni trailerin e “I am Zlatan”, filmi për jetën e Ibrahimovic i interpretuar nga dy shqiptarë Filmi titullohet "Asterix & Obelix: Mbretëria e mesit (Empire du Milieu në versionin origjinal) dhe suedezi luan rolin e një legjionari romak, Antivirus. Ai vetë, përmes kanaleve të tij sociale, publikoi trailerin e parë të filmit. Te "Asterix & Obelix" ai luan përkrah dy yjeve të kinemasë franceze si Marion Cotillard (në rolin e Kleopatrës) dhe Vincent Cassel (në atë të Julius Cezarit).

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI