Flash

Situata e përkeqësuar e motit, ndalohet për dy ditë lundrimi i anijeve jashtë Gjirit të Vlorës

Lapsi.al 26 September 2022
Situata e përkeqësuar e motit, ndalohet për dy ditë lundrimi

Është ndaluar për dy ditë lundrimi i të gjitha mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që veprojnë jashtë Gjirit të Vlorës. Shkak për këtë është bërë përkeqësimi i situatës hidrometeorologjike. Të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë duhet të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara. Ato janë këshilluar të marrin masa shtesë për sigurimin e tyre.

Kapiteneria e Portit njofton se janë lajmëruar drejtuesit e mjeteve.

“Janë njoftuar të gjithë drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar. Të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara. Po ashtu të parandalohen ngjarjet dhe situatat gjatë datave  26-27 shtator 2022”, thuhet në njoftim.

Të këshilluara

Digjet një furgon në Korçë, detajet e para

Një automjet furgon është djegur në orët e para të mëngjesit në Korçë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në lagjen nr. 17, ku ka rënë zjarr në mjetin tip fur...

08:59

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI