Flash

Objektiv i arritur, Kaka vrapon 42 kilometra në Berlin: "Çfarë atmosfere fantastike në maratonë"

Lapsi.al 26 September 2022
Objektiv i arritur, Kaka vrapon 42 kilometra në Berlin:
Nga futbolli në maratonë. Një test për veten, një objektiv, që tashmë është arritur. Ricardo Kaka ka përfunduar maratonën e tij të parë! Ish-kampioni brazilian, simboli i paharruar i Milan, vrapoi dje në rrugët e Berlinit, duke i mbyllur 42.195 km me një kohë prej 3 orë 38 minuta e 6 sekonda. Aspak keq, nëse llogaritët një mesatare përfundimtare prej 5 minutash e 16 sekonda për kilometër. Lexo më tej:Video/ Kipchoge thyen rekordin e tij botëror në maratonë: në Berlin përmirëson shifrat e 2018, në moshën 37 vjeçare Një performancë në përputhje të përsosur me parashikimin e vigjiljes: "Berlin i jashtëzakonshëm!" ka postuar në Twitter Kaka. "Çfarë atmosfere e mrekullueshme gjatë të gjithë 42 km të garës. Shumë krenar që jam bërë një BerlinLegend. Një falenderim i madh për të gjithë maratonistët, fansat dhe partnerët e mi".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI