Flash

Inter, Brozovic jashtë fushave për 3-4 javë: hapet 'autostrada' për Asllanin

Lapsi.al 26 September 2022
Inter, Brozovic jashtë fushave për 3-4 javë: hapet

Inter është në ankth për Marcelo Brozovic. Kroati doli nga fusha për shkak të dëmtimit gjatë ndeshjes Kroaci-Austri në Ligën e Kombeve. Mesfushori është dëmtuar vetë, pa pësuar asnjë goditje dhe pasi u rrëzua përtokë kërkoi zëvendësimin. Fakti që doli nga fusha në këmbë është premtues. Problemi i mesfushorit është i natyrës muskulare në kofshën e majtë. “Mendoj se ai do të mungojë për tre ose katër javë”, tha trajneri kroat Dalic.

SITUATA E BROZOVIC

Brozovic do të kryejë testet e tij të para gjatë ditës, por mjekët kroatë, duke folur me kolegët e tyre zikaltër, nuk e përjashtojnë një tërheqje. Sipas Gazzetta dello Sport, të martën mesfushori do të rikthehet në Milano. Aty stafi mjekësor i Interit do të vlerësojë me kujdes shkallën e dëmtimit dhe hapat për rikuperimin.

SHANSI I ASLLANIT

Në kampionat, sido që të jetë, kroati nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e së shtunës ndaj Romës për shkak të skualifikimit. Në këtë mënyrë për Asllanin hapet një autostradë e vërtetë. Një shans i madh për mesfushorin shqiptar në ndeshje luksi. Interi, përvec Romës, të martën më 4 tetor pret Barcelonën në Meazza. Dy ndeshje themelore për kthesën në kampionat e shpresat për kualifikim në Champions League. E nëse Dalic deklarohet i qetë "ai do të jetë në Kupën e Botës", Simone Inzaghi do të përballet me serinë vendimtare të ndeshjeve me regjistin shqiptar.

Lexo më tej: Video/ “Po mësoj nga Brozovic, me Izraelin tre pikë”: Asllani nuk ka ‘minuta’, por ka plot entuziazëm

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI