Flash

Video/ Gafat e shpeshta, demoralizimi dhe e ardhmja e teknikut Reja: "Vetëm Zoti e di çfarë do të ndodhë"

Lapsi.al 26 September 2022
Video/ Gafat e shpeshta, demoralizimi dhe e ardhmja e teknikut Reja:

“Prisja rritjen e cilësisë, por për fat të keq duhet të diskutojmë përsëri gabimet që nuk bëhen nga reparti, por individi. Që kur jam këtu kemi lëshuar shumë herë. Kundërshtarët e kanë shfrytëzuar shumë mirë gabimin tonë. Nëse duam të rritemi duhet të jemi bashkë e diskutojmë këto situata që shfaqen që të mbërrijmë te momenti që të mos përsëriten këto gabime". Edoardo Reja flet shtruar, si zakonisht, i ndërgjegjshëm se është në një konferencë për shtyp plot siklete. Shumë mllef ka rreth skuadrës nga tifozët të pakënaqur nga forma zhgënjyese, e kurozëuar me humbjen në Izrael. "Është e kotë që të rreshtojmë gabimet në ndeshjen ndaj Izraelit, ishin shumë. Dy golat u dhuruan, pastaj edhe te barazimi i lamë hapësirë në kundërsulm. E kjo nuk duhet të ndodhë. Kur je në fushë duhet të përdorësh kokën, futbolli është i bërë nga ekuilibri, të cilën ne e humbëm totalisht. Ashtu si edhe ndeshjen".

Shqipëria është futur në një seri negative rezultatesh nga e cila nuk po del dot. Skuadra rikuperohet, përmbyset, por është e paaftë të reagojë kur shkon në disavantazh. Ajo në Tel Aviv ishte ndeshja e gjashtë pa fitore e kuqezinjve dhe Reja detyrohet të pranojë limitet: "Duhet të pranojmë që skuadra demoralizohet kur pëson gol, duhet të reagojmë pasi ndeshja është e gjatë - shpjegoi ai -. Kemi pasur ndeshje ku kemi pasur kohë të rikuperojmë. Kjo është diçka që nuk duhet të ndodhë. Nga aspekti i karakterit e personalitetit duhet reaguar për të marrë rezultatin. Është e pashpjegueshme, si gabimet që ndodhin shpesh".

Lexo më tej: Lamtumirë kualifikim: Broja shpenzon, Mihaj fundos Shqipërinë në Izrael

FORMACIONI

Nesër në Arenën Kombëtare luhet edhe ndeshja e fundit e Nations League. Objektivi i mbetur është të shmanget vendi i fundit e për këtë duhet një fitore me Islandën. Kuqezinjtë kanë fituar vetëm një ndeshje në 9 daljet e fundit. E tani Reja po mendon lëvizjet që duhen bërë: "Ndonjë ndryshim do të ketë se kur ka ndeshje çdo tre ditë, duhet të shoh gatishmërinë. Ka ndonjë problem fizik, por të shohim e do ta zgjidhim nesër. Pastaj ka ndonjë të lodhur, se ka disa lojtarë që kanë luajtur pak me klubet e tyre. Me këto ndeshje me intensitet dikush e ndjen më shumë. Ta shohim nesër dhe si do të ndjehen, përndryshe do të aktivizoj ata që nuk luajtën ndaj Izraelit. Ndaj do të shoh e verifikoje edhe modulin në bazë të lojtarëve".

E ARDHMJA

Pas 3 vjetësh në krye të pankinës së Shqipërisë, Reja luan kundër Islandës edhe të ardhmen. "Nuk është mendimi që kam tani, mendoj vetëm për Islandën, nuk mendoj për të ardhmen. Ajo që ka rëndësi është kjo ndeshje. Pastaj vetëm Zoti mund të kuptojë atë që do të ndodhë - tha italiani -. Kritikat sa më përket mua, nuk më prekin, djemtë mund t’i kenë ndjerë pak më shumë. Se kritikat duhet të jenë, por në ndeshjen mbrapa duhet të reagosh, duhet të jesh shumë më i inatosur për të arritur objektivin", përfundoi Reja.

https://www.youtube.com/watch?v=yl2ObEEIINY

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI