Flash

VIDEO/ Vritet vajza bionde e Iranit, simbol i betejës kundër mbajtjes së shamisë

Lapsi.al 25 September 2022
VIDEO/ Vritet vajza bionde e Iranit, simbol i betejës kundër mbajtjes

Vritet gjatë protestave në Iran, Hadith Najafi. Ajo ishte vajza bionde që u bë simbol i revoltave kundër detyrimit të vajzave për tu mbuluar me shami pas vdekjes së Mahsa Aminit.

Në rrjete të ndryshme sociale është raportuar se Najafi u qëllua gjatë protestave në qytetin Karaj. Ishte gazetarja iraniane Masih Alinejad që në profilin e saj në Twitter shkroi: “Motra e saj më tha se ishte vetëm 20 vjeçe dhe u vra nga 6 plumba”.

Në videon e fundit para se të vdiste, Najafi shfaqet duke lidhur flokët e saj të gjatë biondë me llastik dhe duke rregulluar syzet gati për t'iu bashkuar demonstratave.

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/09/ALHQB-R2HTQKEcHp.mp4"][/video]

Që nga ai moment e reja nuk u kthye më e gjallë në shtëpi. Sipas të njëjtave burime ajo kishte marrë 6 plumba në gjoks, fytyrë, qafë. Brenda këtij muaji ajo mbushte 24 vjeç.

Forcat e policisë janë të dislokuar në një numër të madh në rrugë që prej nisjes së tubimeve. Kanë qenë të shumtë të rinjtë që kanë dalë në rrugë pas vdekjes tragjike të Mahsa Aminit e cila u rrah barbarisht nga “policia e moralit” derisa humbi jetën. Ajo ishte gjetur në rrugë pa mbulesë në kokë dhe u dërgua në një qendër riedukimi.

[caption id="" align="alignnone" width="625"]Iran, uccisa Hadith Najafi la ragazza di 20 anni simbolo delle proteste nel paese - Gazzetta del Sud Hadith Najafi[/caption]

Protestat

Hadithi është një tjetër viktimë e represionit të forcave iraniane të sigurisë kundër demonstruesve. Llogaritet se të paktën 41 persona janë vrarë në këti tubime nga forcat e rendit. Megjithatë të rinjtë nuk i kanë ndalur protestat prej 9 ditësh. Ata kërkojnë drejtësi për vdekjen e vajzës së re, liri, të drejta dhe një shtet demokratik.

Kortezhet drejtohen nga gra, shpesh shumë të reja, të cilat sfidojnë aparatin e sigurisë duke lëshuar flokët, duke hedhur ose djegur hixhabin, mbulesën e detyrueshme që është një simbol themelor i Republikës Islamike.

[caption id="" align="alignnone" width="780"]Iran restricts internet as Mahsa Amini protest deaths mount and UN calls  for investigation - Egypt Independent Mahsa Amini[/caption]

Mijëra persona janë arrestuar. Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë dhunën e policisë ndaj njerëzve të ndaluar para një komisariati në Karaj. Të paktën 17 gazetarë kanë përfunduar në burg. Raportimet flasin për presion nga inteligjenca ndaj drejtorëve të gazetave dhe televizioneve për të bllokuar lajmet për protestat.

Pavarësisht censurës, artistë, mësues, intelektualë, gazetarë janë rreshtuar në mbështetje të protestuesve paqësorë. Regjisori dy herë fitues i çmimit Oskar, Asghar Farhadi, i kërkoi botës të tregojë "solidaritet" me protestuesit. Ai i quajti guximtare gratë e vendit të tij. "Gratë, jeta, liria"; “Irani është një”; “Mos kini frikë, ne jemi të bashkuar”, këndojnë të rinjtë në sheshe. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Zemërim në Iran/ 22-vjeçarja ndërron jetë pas ndalimit nga policia e moralit

Të këshilluara

FOTO/ Kaos në shumë qendra votimi në Itali

Radhë dhe probleme në shumë qendra votimit në Itali. Vendi fqinj mban sot zgjedhjet për qeverinë e re. Ndryshe nga herët e shkuara zgjedhjet po kalojnë pa probl...

17:43

65-vjeçar gjendet i mbytur në lumin Vjosa

Një trup i pajetë është gjetur në lumin Vjosa nga policia. Mësohet se viktima që dyshohet të jetë mbytur në rrjedhën e lumit është një 65-vjeçar nga Përmeti. ...

16:28

Gilmando Dani kërkon lirimin e me kusht

Gilmando Dani ka paraqitur kërkesën për të përfituar lirimin me kusht. Dani është një nga anëtarët e grupit të Emiljano Shullazit. Ai është dënuar me 12 vite...

15:32

Plagosje me thikë në Dhërmi

Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë, pas një sherri për motive të dobëta me një 44-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Dhërmi.  Sipas policisë, autori është v...

11:47

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI