Flash

Tentoi të kalonte 5 emigrantë të paligjshëm në kufirin e Morinës, arrestohet 44-vjeçari

Lapsi.al 25 September 2022
Tentoi të kalonte 5 emigrantë të paligjshëm në kufirin

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 44-vjeçar i cili u kap duke transportuar me automjet, emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Policia bën me dije se bashkë me automjetin janë sekuestruar edhe 900 euro.

“Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Morinë, në afërsi të kufirit me Kosovën, duke transportuar me automjet, 5 emigrantë të paligjshën, të cilët do t’i ndihmonte që të kalonin në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën, kundrejt fitimit”, thuhet në komunikatën e policisë.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI