Flash

Dalin Exit Poll/ Kush i fitoi zgjedhjet në Itali

Lapsi.al 25 September 2022
Dalin Exit Poll/ Kush i fitoi zgjedhjet në Itali

Kanë dalë para pak çastesh rezultatet e Exit Poll-eve të para për zgjedhjet që u mbajtën këtë të diel në Itali. Sipas tyre në krye të rezultateve është "Fratelli d'Italia" e Giorgia Meloni me 23.5% të votave. Kështu ajo shkon drejt karriges së kryeministres së vendit. 

Pas ndjek Partia Demokratike e së majtës me 20.3% të votave. "Levizja 5 yjet" vjen me 16.1% të votave dhe e katerta "Lega" e Mateo Salvinit me 9.6% te votave. Ndërsa "Forza Italia e Sivio Berlusconit shkon nga 6 ne 8% të votave. 

Ajo që ka më shumë rëndësi janë koalicionet. Sipas Exit Poll, qendra e djathtë shkon nga 41,5% - 45,5% të votave. Pjesë e saj janë Meloni, Berlusconi dhe Salvini. Në këtë mënyrë ata do të merrnin nga 219 në 257 deputetë në Dhomën e Ulët. 

Ndërsa qendra e majtë shkon nga 25% në 29% që përkthehet nga 68 në 104 deputetë. Lëvizja 5 yjet mund të luhatet nga 14% në 18% me 21 deri në 51 deputetë. Rënie e dukshme për këtë forcë. Ishin 51 milionë italiane që kanë të drejtë vote. Qendrat u mbyllën në orën 23.00 dhe deri atëherë votuan 64.67% e zgjedhësve. Pjesëmarrja duket më e ulët se në 2018-ën kur dolën të votonin 73.3% e zgjedhësve.    

Lajm në përditësim...

Koalicionet në Senat

Koalicionet në Senat

[caption id="attachment_762460" align="alignnone" width="940"]Koalicionet ne Dhomen e Deputeteve Koalicionet ne Dhomen e Deputeteve[/caption]

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI