Flash

“Syri i Tiranës”, kulla që u bë mollë sherri mes rilindasve

Lapsi.al 24 September 2022
“Syri i Tiranës”, kulla që u bë mollë sherri mes

Të gjithë e kanë dëgjuar Edi Ramën të ankohej se në mes të Tiranës një grataciele po ndërtonte kate shtesë . Legjendat brenda oborrit tregojnë se ai u thoshte njerëzve të vet se qe skandalizuar nga kulla “Syri i Tiranës”. Ajo po ngrihej në hapësirën mes rrugës së Durrësit dhe Rrugës së Kavajës, mu në rrëzë të sheshit “Skënderbej”. Sipas tij ka qenë vetë arkitekti danez Henning Larsen që ka paralajmëruar kryeministrin se vepra e tij po përçudnohej.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Shtesat e kateve, marrëzia e fundit me reformën në drejtësi

Ajo sipas projektit duhet të ishte 26 kate, por tani që flasim, ato janë mbi 32. Ky thashethem filloi të përhapet, në fillim të kësaj vere. Së bashku me të qarkullonte dhe fjala se ndërtuesi qe një njeri i lidhur ngushtë me një ish deputet socialist, të cilin Rama donte ta digjte, por e kishte fituar vendin në parlament vetëm pas angazhimit të hapur të Erion Veliajt. Ky informacion shërbeu për të nxitur pandehmat, pa shumë bazë në fakt, se pas aksionit kundër ndërtimeve pa leje fshihej rivaliteti i heshtur kryeministër kryebashkiak.

A janë të Edi Ramës kullat që po legalizohen?

Në atë kohë dihej vetëm se “Eye of Tirana – Syri i Tiranës”, projektuar nga studioja daneze e arkitektit Henning Larsen, i takonte kompanisë Edil Al të vëllezërve Dulaku, të cilët ia kishin shitur atë një ndërtuesi me shumë më pak emër.

Së fundi, emisioni "Stop" në TV Klan ka skicuar një profil të këtij biznesmeni pak të njohur në publik. Ai theksoi se kulla, me 5 kate plus, i përket “ARLIS CONSTRUCION” me pronar Armand Lilo,  të cilin Stop e cilëson si "një ndërtues i afërt me qeverinë". Emisioni investigativ jep të dhëna për kompaninë, bizneset që ajo ka she rastet kur emri i ndërtuesit është bërë publik në media.

Operacioni i propagandës, Rama dërgon Dallëndyshen dhe Belindën për të sekuestruar një pallat 9 katësh

Nga njëra anë përcaktimi si i afërt i qeverisë, mund të duket normal. Askush që nuk i ka këto lidhje, nuk do arrinte të ndërtonte në zemër të Tiranës. Por ama, nga ana tjetër, fakti se gratacielat e ndonjë oligarku Rama i legalizoi me vendim special qeverie tregon për të kundërtën. Fakti se atë të Armand Lilos e bëri shembull, dëshmon se ai nuk është ulur ende në rreshtin e parë të të preferuarve të pushtetit, ndonëse ka provuar të ngrejë mardhënie me grupe mediatike apo me ndonjë deputet të cilin Rama e ka nxjerrë nga lista.

©Lapsi.al

 

 

 

 

 

Të këshilluara

Fatura e energjisë/ Ku po manipulon qeveria

Qeveria shqiptare rriti çmimin e energjisë përtej një fashe prej 800 kw/h për konsumatorët familjarë, duke filluar nga data 1 Tetor e këtij viti. Vendimi u mor ...

21:49

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI