Flash

“Nëse shihni këto mesazhe, jam në burg": sulmi i tenjave, marabuti e CR7, Mathias Pogba nxjerr akuza të reja

Lapsi.al 24 September 2022
“Nëse shihni këto mesazhe, jam në burg": sulmi i
Çështjet e familjes Pogba janë pasuruar me detaje të reja, të çuditshme. Nga burgu ku po mbahet me akuzën e zhvatjes, vëllai i mesfushorit të Juventusit, Mathias ka zbuluar detaje të reja. E ka bërë përmes videove të automatizuara që janë shfaqur në rrjetet sociale: “Nëse shihni këto mesazhe do të thotë që jam në burg…” . Mes shtriganëve dhe kontakteve me qarqet kriminale, Mathias Pogba tregoi të vërtetën e tij për aferën me vëllain e tij Paul. Futbollisti akuzohet se i pagoi për syrin e keq 'marabutit' Ibrahim deri në 100 mijë euro për të ndikuar në rezultate dhe kundërshtarë. Që nga viti 2015, sipas rrëfimit të Mathias, Paul Pogba ka paguar një shtrigan. Atë ia kishte prezantuar Serge Aurier. Ibrahim është 'marabuti' i shumë futbollistëve dhe personazheve të spektaklit. Performanca që vlenin deri në 100 mijë euro, edhe dy herë në muaj. Mesfushori francez e kërkonte për të ndikuar në ndeshje, për të bërë të dëmtoheshin kundërshtarët dhe për të ngadalësuar ngritjen e kolegëve. Një episod i evokuar nga Mathias Pogba është finalja e Kampionatit Evropian 2016 të fituar nga Portugalia 1-0. Sipas tij “ndodhën gjëra të çuditshme si sulmi i tenjave” e që përfundoi me dëmtimin e Ronaldos. Ashtu siç kishte pasur transaksione të tjera për Kupën e Botës 2018 me mallkime kundër kundërshtarëve.

RRËFIMI

Për të paguar 'marabutin' Ibrahim, Paul Pogba, sipas të vëllait të tij në burg, autorizoi shokun e tij të fëmijërisë Mam. Personazhi (mori pjesë në zhvatje dhe më pas u burgos) dorëzonte çantat plot me para në aeroportin e Parisit. Njëherë mesfushorit iu desh të ndërhynte për të siguruar që ishin para të destinuara për bamirësi në Afrikë. Por në mesazhe, Mathias flet për një rrjet kontaktesh me qarqe të dyshuara kriminale.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI