Flash

Zëri Amerikës: Hije dyshimi mbi vendimin për mbylljen e dy institucioneve arsimore turke

Lapsi.al 23 September 2022
Zëri Amerikës: Hije dyshimi mbi vendimin për mbylljen e dy

Në Shqipëri kolegji turk Mehmet Akif, një istitucion arsimor jopublik dhe kopështi për fëmijë “Zübeyde Hanım”, pjesë e “Turgut Ozal Education”, reaguan sot ndaj vendimit të autoriteteve për mbylljen e aktivitetit të tyre. Ata pretendojnë se vendimi është i padrejtë.

Ministria e Arsimit, tha sot, për rastin e kolegjit Mehmet Akif, se shkak ishte bërë fillimi i procesit mësimor në një mjedis të pamiratuar më parë prej saj. Kolegji Mehmet Akif është pjesë e fondacionit Gulistan, i lidhur me klerikun turk Fetullah Gulen. Masa e autoriteteve shqiptare ngre dyshime se pas saj qëndron kërkesa e përsëritur e president turk për të mbyllur të gjitha aktivitetet e financuara nga Gylen në Shqipëri.

Nxënëset e Kolegjit turk "Mehmet Akif" protestuan sot në oborrin e shkollës, pasi një ditë më parë qeveria vendosi mbylljen e saj, pak ditë pas fillimit të sezonit të ri. Atyre, iu bashkuan mësuesit por dhe prindër të ndryshëm, ndërsa ato rreshtuan medaljet dhe vlerësimet e marra nga autoritetet, për rezultatet e larta. Kolegji ushtron veprimtarinë e tij që prej fillimit të viteve ’90 në Shqipëri.

Në një shpjegim për vendimin, ministrja e Arsimit Evis Kushi, vuri në dukje se Kolegji ka nisur procesin mësimor në një vendndodhje dhe mjedise të reja, të pamiratuara nga Ministria dhe se kriteret ligjore nuk janë plotësuar edhe pse është kryer dy herë verifikimi i tyre.

Por drejtori Mustafa Ertekin dha një version të ndryshëm. Sipas tij komunikimi me ministrinë ka nisur që prej më shumë se tre muajsh dhe vërejtjet kanë qenë, në një rast për pozicionin e dërrasës, që kishte rezultuar i papërshtatshëm me këndin e dritës, dhe në një rast tjetër për palestrën. Sipas tij të dyja vërejtjet janë marrë në konsideratë. Ai u shpreh i habitur me vendimin: “Në këto momente nuk mund të bind dot as nxënësit, as prindërit dhe as punonjësit se këto janë kushte për të mbyllur një institucion”

Kolegji është pjesë e fondacionit "Gulistan", i lidhur me klerikun turk Fetullah Gulen, i shpallur nga autoritetet turke si organizator i grushtit të dështuar të shtetit në korrik të vitit 2016. Që prej asaj kohe, në mënyrë të përsëritur Ankaraja ka kërkuar mbylljen e aktiviteteve të financuara nga Guleni, apo organizata Feto.

Kjo kërkesë ishte një refren i deklarimeve publike të presidentit turk Recep Taiyyp Erdogan dhe gjatë vizitës së tij në Tiranë në muajin janar të këtij viti. Madje dhe në fjalën e tij në parlament ai bëri një paralajmërim të hapur, kur tha se kjo çështje shihet si “parakusht i vëllazërisë, miqësisë dhe partneritetit strategjik” mes dy vendeve.

Ministria e Arsimit hodhi poshtë dyshimet e forta se pas vendimit të saj qëndronte pikërisht këmbëngulja e Turqisë. Po ashtu dhe kryeministri Edi Rama, në një postim në Twitter, u shpreh se nuk ka vend për teori konspirative dhe se qëllimi i vetëm ka qenë “zbatimi i barabartë i ligjit në rastin e heqjes së një liçence shkolle si plot të tjera më pare”.

Me të njejtën, arsye, atë të mosmiratimit të ndryshimit të vendndodhjes, që prej javës së shkuar është njoftuar dhe mbyllja e aktivitetit të kopshtit për fëmijë “Zybeide Hanim”, pjesë e Turgut Ozal Education. Por në këtë rast, kopështi ndodhet në godinën aktuale që prej vitit 2004, dhe sipas drejtuesve të tij, por dhe avokatit Isuf Shehu, në atë kohë, miratimi i vendndodhjes nuk ishte kërkesë ligjore. Ata shpjeguan se në zbatim të rekomandimeve të inspektimit, kishin paraqitur megjithatë kërkesë në muajin shkurt të këtij viti për miratimin e vendndodhjes, dhe se përgjigja kishte ardhur vetëm javën e shkuar, pas 7 muajsh, ku kërkesa refuzohej, pasi mungonte akti higjieno sanitar.

“Rrethanat na bëjnë të besojmë se jemi sjellë përballë një fakti të tillë nisur nga situata jashtë sferës së zbatimit të ligjit, të cilat nuk lidhen me arsimin”, deklaroi sot Gentiana Burimi, drejtoreshë e kopështit për fëmijë.

Turgut Ozal Education, ka qenë po ashtu pjesë e financimeve të Gulenit, por prej disa vitesh ka ndërruar zyrtarisht pronarë, duke i kaluar një kompanie me bazë në Hollandë e zotëruar megjithatë nga disa shtetas po turq./VOA/

Të këshilluara

47 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 47 raste të reja me koronavirus ndërsa fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID. ...

19:23

Aksident i pesëfishtë në Fier

Një aksident i pesëfishtë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Fier. Mësohet se në aksident janë përfshirë një mjet tip ‘Honda’, një ‘Golf’, një motor pic...

18:19

E premtja… në Open Tech Day

Është e premte, pragu i ëmbël i fundjavës, kur çdonjëri prej nesh nis e bën plane, në mos për të lëvizuar jashtë qytetit, për të gjetur argëtime të vogla, të af...

17:18

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI