Flash

Rrëfimi i Ramës: Isha basketbollist mediokër, më morën se isha i gjatë

Lapsi.al 23 September 2022
Rrëfimi i Ramës: Isha basketbollist mediokër, më morën

Kryeministri Edi Rama ka bërë rrëfime interesante në një interviste me Alastair Campbell dhe Rory Stewart. Për herë të marë Rama pranoi se ishte një basketbollist mediokër në kombëtare dhe se e kishin marrë pasi ishte i gjatë në një kohë kur shqiptarët ishin të shkurtër”.

Pyetje: Le ta vazhdojmë më tej këtë ide, zoti kryeministër. Ju jeni një shembull i jashtëzakonshëm i kësaj. Ju jeni i pazakontë si politikan, shumë i pazakontë. Ju jeni një artist serioz, një artist profesionist dhe një lojtar i rëndësishëm basketbolli, një sportist. Kjo përpara se të bëheshit politikan. Si e mendoni politikën? Si e kuptoni që keni qëndruar mjaftueshëm, si e kuptoni se kur mund të jetë fillimi i ndikimit negativ dhe i vështirësive i të qenit politikan?

Edi Rama: Në fillim, dua t’i them gjërat ashtu siç janë. Nuk kam qenë lojtar i rëndësishëm basketbolli. Kam qenë një lojtar mediokër i kombëtares së basketbollit. Arsyeja pse unë u mora me basketboll ishte astma. Prindërit e mi menduan se do të më bënte mirë të luaja basketboll për të luftuar astmën. Dhe kjo rezultoi e vërtetë.

Arsyeja e dytë pse unë luajta dhe arrita deri në ekipin kombëtar ishte fakti se unë isha veçanërisht i gjatë, në një kohë kur njerëzit në Shqipëri ishin të shkurtër. Dhe së treti, unë u përpoqa të isha në lartësinë e detyrës. Nuk do ta pranoja se kam qenë një lojtar i rëndësishëm i kombëtares së basketbollit. Kam marrë pjesë në disa ndeshje ndërkombëtare, por kam qenë në stol. Por, në fund të fundit, kjo ishte një përvojë e shkëlqyer për të kuptuar shpirtin e punës në ekip, drejtimin, solidaritetin, konfliktin dhe shumë gjëra të tjera që na jep sporti.

LEXO EDHE: Rama i mëson basketbollin Elisa Spiropalit e Arben Ahmetajt

Ndërsa sot si kryeministër, që jam këtu në një intervistë të drejtuar nga Alastair Campbell, është një mrekulli tjetër e jetës. Sepse nuk do të isha në politikë nëse Alastair Campbell nuk do të ekzistonte, nëse Tony Blair nuk do të ekzistonte dhe as “rruga e tretë”. Hera e parë që pashë mirazhin e të qenit në politikë ishte koha kur jetoja në Paris duke blerë një gazetë pas fitores së laburistëve të rinj.

Më pas, gjërat rrodhën në atë mënyrë që unë u ktheva në Tiranë për funeralin e babait tim. Në atë kohë, unë jetoja duke punuar si artist në Paris. Ishte koha kur ndodhi një riorganizim i qeverisë. Dhe ndodhi ajo që nuk ndodh në vend tjetër, por mund të ndodhë në Ballkan. Nisesh për në funeralin e babait dhe bëhesh ministër i Kulturës. Pjesa tjetër, dihet tashmë..

Rama kapet “mat” në Majemi. Shikon ndeshje basketbolli me Lindën

Të këshilluara

47 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 47 raste të reja me koronavirus ndërsa fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID. ...

19:23

Aksident i pesëfishtë në Fier

Një aksident i pesëfishtë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Fier. Mësohet se në aksident janë përfshirë një mjet tip ‘Honda’, një ‘Golf’, një motor pic...

18:19

E premtja… në Open Tech Day

Është e premte, pragu i ëmbël i fundjavës, kur çdonjëri prej nesh nis e bën plane, në mos për të lëvizuar jashtë qytetit, për të gjetur argëtime të vogla, të af...

17:18

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI