Flash

Me Izraelin e Islandën luhet kualifikimi: yjet e televizionit dhe muzikës shqiptare në mbështetje të Kombëtares

Lapsi.al 23 September 2022
Me Izraelin e Islandën luhet kualifikimi: yjet e televizionit dhe

Dy ndeshje për vendin e parë në Ligën e Kombeve. Një objektiv që do të arrihej, në këtë mënyrë, në 180 minutat e fundit të këtij edicioni. E, për më terpër, do ta katapultonte kombëtaren shqiptare të futbollit nga vendi i fundit në të parin në Grupin 2 të Ligës B. Në Izrael e ndaj Islandës luhet gjithçka për gjithçka. E për të mbështetur kuqezinjtë, në 'fushë', kanë zbritur edhe yjet e televizionit dhe muzikës shqiptare.

Kombëtarja shqiptare e futbollit po vazhdon përgatitjet intensive për ndeshjet e rëndësishme të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë nesër do të përballet me Izraelin në transfertën e Tel Avivit. Ndërsa të martën në mbrëmje do të rikthehet në shtëpi pas 3 muajsh mungesë, për të luajtur me Islandën.

Mbështetja e tifozëve kuqezi nuk i ka munguar kurrë ekipit kombëtar, brenda vendit, e në ҫdo stadium të Europës. Në prag të këtyre ndeshjeve vendimtare për djemtë tanë vjen dhe një shtytje më shumë. Yjet e televizionit dhe muzikës shqiptare, që duken shumë afër ekipit tonë Kombëtar, kanë dalë hapur në mbështetje të kuqezinjve.

REAGIMI

Në rrjetet e tyre sociale Alketa Vejsiu, Aurela Gaçe, Ermal Mamaqi, Bes Kallaku, Rozana Radi dhe Olti Curri i kanë thirrje tifozëve të jenë të pranishëm të martën në mbrëmje në Air Albania Stadium për ndeshjen me Islandën. Sigurisht që prania e shumtë e tifozëve në stadium dhe mbështetja e yjeve të muzikës dhe televizionit do të jetë një nxitje më shumë për lojtarët kuqezi që të zhvillojnë një ndeshje të madhe.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI