Flash

E premtja… në Open Tech Day

Lapsi.al 23 September 2022
E premtja… në Open Tech Day

Është e premte, pragu i ëmbël i fundjavës, kur çdonjëri prej nesh nis e bën plane, në mos për të lëvizuar jashtë qytetit, për të gjetur argëtime të vogla, të afërta… Orientimet, sipas informacioneve që tashmë merren krejt lehtë në social media, mund të jetë një film në kinema, një shfaqje teatri, një bar a restorant që është në trend ose që sapo është hapur i ri.

Por mund të ketë edhe më shumë se kaq. Diçka krejt ndryshe, që mund t’ju argëtojë duke ju informuar, për atë çfarë sot është ndër gjërat që na intereson më shumë: teknologjinë. Sa herë bëhet fjalë për zbulime të reja në këtë fushë, kurioziteti bëhet gjithnjë e më i madh. Ndaj ne po ju propozojmë për këtë të premte, Open Tech Day, fare pranë Tiranë, tek dyqani i Vodafone Albania, në TEG.

Duke filluar nga ora 18.00 deri në 20.00, sot do të mund të shuani atje kureshtjen për risitë më të fundit teknologjike: për iPhone 14, që mund ta gjeni me çmimin më të mirë në treg, për Giga Wi- Fi, paisjen e re me internet kudo, për new kids watch që u garanton prindërve kontrollin ndaj fëmijëve, pa i bezdisur aspak ata. Do të mund të mësoni më shumë edhe për shërbimin eSIM, e cila ofrohet vetëm nga Vodafone Albania në tregun Shqiptar. Si aktiviziohet e për çfarë ju vlen, e mësoni po të shkoni sot në Open Tech Day, ku një ekip i dedikuar do t’ju sqarojë gjithçka. Është e premte dhe shuarja e disa kurioziteteve për të rejat e teknologjisë, do t’jua bëjë edhe më interesante fundjavën.

Të këshilluara

Berisha sfidon hapur SPAK-un

Sali Berisha sfidoi hapur Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ku e ka ftuar që të shqyrtojë të gjitha vendimet e marra nga ai që nga 1991 deri më sot. Në n...

13:16

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI